E rëndë/ 76-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Baqel në Lezhë. Një 76-vjeçar, në kushte depresive, i ka dhënë fund jetës së tij me armë gjahu.

Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç.”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.