E rëndë/ Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën 60 vjeçari

Një 60 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e banesës së tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili ka qenë duke riparuar çatinë e banesës së tij. 60 vjeçari i cili ka rënë nga çatia nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50 , shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.