Flet protagonisti Broja: “Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip…jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen…”

Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja, ka treguar se ai ndihet krenarë për këtë moment dhe për golin e realizuar. Për “Supersport” sulmuesi në pronësi të Chelseat ka thënë:

Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë. Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.

Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e
duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin… A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”.


Armando Broja