(Harta) Po vjen Stuhia në Shqipëri/ Ja zonat që do të preken nga moti i keq

Vjeshtja në vendin tonë u regjistrua me ulje të temperaturave ndërsa parashikohen edhe reshje apo stuhi gjatë ditëve në vijim, duke filluar nga sot. Në orët në vijim në një pjesë të territorit të Shqipërisë pritet që të ketë përkeqësim të kushteve atmosferike të motit. Shërbimi Meteorologjik grek ka publikuar hartën me zonat që pritet që të goditen nga moti i keq.

Mbi vendin tonë kushtet e paqëndrueshme do të përfshijnë zonën e Shqipërisë së mesme në orët e mbrëmjes, zonat malore, por që gjatë natës do të ketë ulje të intensitetit. Stuhitë do të jenë të izoluara, të shoqëruara me një erë të lehtë. Të njëjtat kushte atmosferike do të karakterizojnë edhe fillimin e javës që vjen, të paktën deri në mesjavë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: