Klandestinët “pushtojnë Korçën”/ Pas grupit prej 20 emigrantësh në Drenovë kapen 35 emigrantë të tjerë në Mborje…

Pas grupit prej 20 emigrantësh të paligjshëm, mbrëmjen e sotme janë kapur dhe 35 klandestinë të tjerë në zonën e Korçës. Klandestinët u kapën në afërsi të fshatit Mborje gjatë mbrëmjes së sotme. Mes tyre, ka gra dhe fëmijë ku më i vogli është një foshnje 3 muajshe. Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar prej kufirit të gjelbër, foshnja është dërguar në spital.

Mësohet se emigrantët e paligjshëm qëndronin të fshehur në një tunel ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kujtojmë që më herët në hyrje të qytetit të Korçës u kap një furgon brenda së cilës ishin 20 emigrantë të paligjshëm. Shoferi i mjetit, e ka braktisur furgonin në momentin që ka parë patrullën e policisë dhe është larguar teksa policia ende nuk ka identifikuar autorin.