Përfundon edicioni i 8-të i Festivalit mbarëkombëtar të komedisë ‘Koko Fest’ në Korçë/ Regjisorja durrsake Driada Dervishi rrëmben çmimin për regjinë më të mirë

Festivali mbarëkombëtar I komedisë ‘Koko Fest’ mbyll edicionin e 8 -të në Korçë ndërsa si shfaqja më e mirë është vlerësuar “Ferma e kafshëve” një satirë therëse ndaj pushtetit, sjellë nga trupa teatrore e Teatrit Kombëtar me regji të Driada Dervishit. Vlerësimet nuk munguan as për artistët ndërsa për organizatorët edicioni i 8-të i Koko Fest mbetet i rëndësishëm pasi i riktheu teatrit publikun. Regjisorja durrsake Driada Dervishi ia ka kushtuar çmimin djalit të saj, Tadeos, i cili këtë vit bëhet student. Në falenderimet e saj, ajo përmend trupën e Teatrit Kombëtar, aktorët e nderuar me çmime, trupën dhe teatrin “Aleksandër Moisiu” për mbështetjen etj.


Regjia më e mirë- Driada Dervishi

Në përfundim të aktivitetit dhe shfaqjeve të programuara, fitues të këtij edicioni u shpallën:

Shfaqja më e mirë- “Ferma e Kafshëve” Teatri Kombëtar.

Regjia më e mirë- Driada Dervishi

Aktori protagonist – Gentian Zenelaj

Aktorja protagoniste – Luiza Xhuvani

Aktori joprotagonist- Hervin Culi

Aktorja joprotagoniste- Loredana Gjeçi

Artisti i ri – Kristian Koroveshi & Donald Shehu

Çmimi i Karierës -Guri Koço

Çmimi i Karierës- Mirush Kabashi