Trondit me rrëfimin këngëtarja e njohur:”Nëna na rriti e vetme, babai na ka dashur të vdekura

Përmes disa postimesh në Instagram, Dafina Zeqiri u ndal te marrëdhëniet abuzive, përfshirë këtu edhe ato që ka përjetuar personalisht.“

“Ja pse nëna ime na rriti e vetme! Në vend që të na linte të traumatizoheshim nga i ashtuquajturi ‘baba’. Dhe sërish ajo u gjykua nga burra dhe gra që thanë: Nuk mund t’i rrisësh e vetme. Ose që diçka nuk shkonte me të. Më shihni mua [sot].”

Babai ynë asnjëherë nuk është kujdesur për ne, ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla. Pasi të shihni dokumentacionin e lëshuar nga policia dhe gjykatat suedeze, ato le të flasin se si na ka braktisur mua dhe Dafinën kur kemi qenë të vogla, unë 5 muajshe kurse Dafina 15 muajshe. Pas 6 muajsh, policia suedeze na ka gjetur në një fshat të Ferizajit,” u shpreh ajo, deklaratë e cila u mohua asokohe nga i ati i tyre.