Tragjedi në familjen shqiptare/ Nënë e bir ndërrojnë jetë nga Covid

Tragjedi në një familje shqiptare në Kosovë. Nënë e bir kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti. “E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime”, shkruan Latifi.