TRAGJIKE/ Përmbyset varka në liqenin e Prespës, mbytet 45 vjeçari që kishte dalë për të peshkuar (EMRI)

Stavri Vasilovski, 45 vjeç, dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku 45-vjecari, kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar ndersa si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.Mësohet se në varkë ishin 3 persona, vëllai i tij Loni Vasilovski dhe Niko Ivan ,ia kanë dalë që të shpëtojnë falë notit ndërsa 45-vjeçarin dyshohet ta ketë zënë varka poshtë...


Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Korçës.