U mbyt teksa peshkonte në Liqenin e Prespës/ Gjendet trupi i punonjësit të Bashkisë së Pustecit

Pasi kanë kaluar më shumë se 12 orë është gjetur në liqenin e Prespës trupi i pajetë i 45-vjeçarit Stavri Vasilovski. 45-vjeçari kishte dalë mbrëmjen e kaluar për të peshkuar së bashku me vëllain e tij dhe një person tjetër, por për shkak të dallgëve varka ishte përmbysur. Vëllai i viktimës dhe personi i tretë që ndodhej me ta kishin arritur të dilnin me not në breg, ndërsa 45-vjeçari jo fatkeqësisht. Peshkatari mësohet se është punonjës bashkie dhe babai i dy fëmijëve.