U pikas nga policia/ Shoferi braktis fugonin me 20 emigrantë në Korçë, policia i vihet në ndjekje

Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm në zonën e Korçës. Një furgon me 20 emigrantë është kapur në fshatin Drenovë.Drejtuesi i mjetit sapo ka parë policinë, ka dalë nga mjeti dhe është larguar. Mësohet se ai po i transportonte emigrantët drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit teksa po punon për kapjen e tij. Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.