Jo më me gomone dhe kamion! Këtë herë kapen 16 shqiptarë që po iknin ilegalisht në Angli me jaht

Shqiptarët kanë gjetur tani më një rrugë tjetër për të shkuar ilegalisht në Angli. Jo më me gomone apo kamion, siç kanë ndodhur në të kaluarën, por me jaht, megjithatë as kjo mënyrë nuk i ka ofruar një udhëtim të sigurt. Policia holandeze ka bllokuar jahtin në të cilin gjendeshin 16shqiptarë. Mediat lokale bëjnë me dije se krahas tyre janë kapur edhe dy persona me origjinë nga Ukraina që bësohet se ishin drejtuesit e tij…,i cili do të vijonte lundrimin për në Angli. Të dy ata akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.

Mbrëmë, gjatë një kontrolli të një jahti në brigjet e Zelandës, arrestuam 2 të dyshuar ukrainas si të dyshuar për kontrabandë njerëzish. Në jaht u gjetën 16 shqiptarë. Po vijojnë hetimet”, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.