Reperi me famë ndërkombëtare “Nana”ndez Borshin/ Koncerti madhështor gjallëron jugun

South Outdoor Festival” rikthehet fuqishëm pas mungesës së gjatë kushtëzuar nga pandemia.Këngëtarë shqiptarë dhe të huaj gjallëruan atmosferën në fshatin Borsh të Himarës,ndërsa festivali u rikthye sërish në sezonin e tij të katër me dt 3-6 shtator,pas një viti shkëputje për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19.Për organizatorët e festivalit, qëllimi i aktivitetit është promovimi i turizmit të vendit, ndërsa për të shmangur përhapjen e virusit janë marrë edhe masa, si matja e temperaturës dhe zgjerimi i terrenit.

Mbrëmja e edicionit të katërt ka kulmuar me koncertin madhështor ku mori pjesë grupi me famë ndërkombëtare Nana. “Lonely”, “Remember the time”, “Dreams”, “He’s comin’” e shumë hite të tjera mbajnë emrin e reperit të famshëm, NANA i cili këndoi LIVE mbrëmjen e së dielës në Borsh. Lideri i së cilit përshëndeti shqip. South Outdoor Festival është një projekt, që mbështet nga qeveria gjermane dhe implementohet në Shqipëri nga GIZ