Varianti delta ‘pushton’ shtetin helen, 47 viktima nga COVID-19….

Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 47 qytetarë. Po gjatë këtij harku kohor janë shënuar 1,765 raste të reja me covid. ndërkohë, në terapi intensive po trajtohen 379 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 601.716, nga të cilët 51.0% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 144 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë. Një ditë më parë, u raportuan 1.291 raste të reja dhe 43 vdekje, ndërsa numri i pacientëve të intubuar ishte 381.