Flet ylli Pogradecar i Kombëtares Endri Çekiçi: “Kemi lojtarë të talentuar, Shqipëria do të jetë kompetitive jo vetëm në rajon por edhe në botë…!”

Endri Çekiçi kërkon më shumë minuta nga Edoardo Reja pas paraqitjes së mirë që bëri ndaj Hungarisë. Teksa flet në konferencën për mediat në prag të sfidës ndaj San Marinos, Çekiçi deklaroi me bindje që Shqipëria do të jetë një të ardhme të ndritur.


Endri Çekiçi :“Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Na tha trajneri në pushim dje që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat gabime. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë”.

“Minutat? Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”.

“Goleadë ndaj San Marinos? Do ishte ekstra, por në fillim tri pikët kanë vlerë. Besoj se kemi ndryshuar stilin e lojës, jemi më ofensivë, do hyjmë për të shënuar”, tha Çekiçi.