A do mbyllemi sërish në karantinë? Rakacolli jep detajet….nese ndodh…

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se gjasat nuk shihen për një tjetër mbyllje. Sipas saj, mbyllja bëhet vetëm kur sistemi shëndetësor është në kolaps dhe nuk përballon kapacitetin e të sëmurëve.

Ajo tha:

Mbyllja bëhet kur kemi të bëjmë me një kolaps të sistemit shëndetësor, kur nuk përballohen dot numri i të infektuarëve. E dëshmuam vitin e kaluar se kishim numra të mëdhenj dhe prapë arritëm ta menaxhojmë. Që të mos arrijmë aty, dua të jap mesazhin që përveç vaksinimit të mbahet edhe maska. Sepse ka treguar që të mbron 100%. Të zbatojmë ato që autoritetet shëndetësore e mbrojnë me forcë,” tha Rakacolli për Top Neews.