Braçe ngre shqetësimin për Iute Kredit/ “Japin borxh të shpejtë e të kërkojnë dyfishin…”

Institucionet financiare të borxhit në Shqipëri janë kthyer në një kamxhik për qytetarët. Abuzimi më i fundit është denoncuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, ku kompania e borxheve IUTE Credit i ka bllokuar rrogën dhe i kërkon dyfishin e borxhit të marrë një të riu, që është edhe student. Ka qenë vetë studenti që ka dërguar një mesazh tek ish-zv/kryeministri, ku tregon edhe hallin e tij. Ai thotë se ka marrë një kredi në vitin 2019 tek IUTE Credit, por për shkak se e zuri covidi, nuk mundi të paguante këstet nga janari deri në maj. Për këtë arsye kredia kaloi në përmbarim dhe tani i kërkojnë dyfishin e borxhit, si dhe i kanë bllokuar rrogën.


Ai sot thote se e detyrojne që të paguajë rreth 3 milion lekë të vjetra, apo dyfishin e shumës që mori në fillim. Braçe ngre shqetesimin dhe kërkon që studentët por edhe kategori të tjera të mbrohen nga këto institucione që janë kthyer në makth me borxhet e tyre të shpejta.

Denoncimi i Braçes:

JENI NDJERE

TE MASHT RUAR DHE GRA BITUR ME BORXH TE SHPEJTE?

Urdheroni lexoni ne foton e dyte;

Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon.

KA MARR NJE BORXH TE SHPEJTE NE NJE INSTITUCION FINANCIAR BORXHI,

JO BANKE DHE BORXHI PO E MB YT!

E zuri kriza e Covid ne 2019-2020,

nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte!


KUSH I MBRON KETA TE RINJ, STUDENTE?

ASKUSH!

Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit.

Askush nuk e di sa shume jane!

Po flas vetem per keto institucione,

ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha,

ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.

JANE KTHYER NE MAKTH BORXHET E TYRE TE SHPEJTA, ME KONTRATA TE PAQARTA, TE DYSHIMTA E QE NE FUND QYTETARET PPR EDHE BUJQIT I SHQUAJNE SI GRA BITJE!

DUHEN MBROJTUR NJEREZIT,

NUK MUND TE GRA BITEN KESHTU!

Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron KONSUMATORIN FINANCIAR nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje.

Nuk ka as transparence, as qartesi!

DUHET TE NDERTOJME NJE AGJENCI TE RE, PUBLIKE, E CILA TE MBROJ KONSUMATORIN NGA BORXHE TE TILLA, TE DYSHIMTA E JO TE QARTA,

TE INSTITUCIONEVE JO BANKA POR EDHE TE BANKAVE VETE!

Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!