Shpejtësia i mori jetën, intervista e fundit e këngëtarit grek/ “Dua të bëj gjëra të tjera në jetë,të ndihmoj motrën dhe nënën …”

Një pjesë interviste e papublikuar më parë të reperit Mad Clip është botuar së fundmi, pas ndarjes tragjike nga jeta. Reperi grek jep intervistën për Special Report brenda makinës që përfundimisht e çoi në vdekje. Reperi, i cili u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme, rrëfen gjatë intervistës së një viti më parë planet e së ardhmes.


“Unë nuk e kam përfunduar punën time, dua të bëj gjëra të tjera në jetën time. Për mua nuk është kjo fotografi, është vetëm një pikë e rrugës sime në rrugëtimin që kam marrë. Dua të jem në gjendje të ndërtoj një shtëpi të madhe shumë të bukur, ta nxjerr nënën time nga apartamenti që është pranë meje, të ndihmoj motrën time, ata përreth meje. Nuk jam 100 % aty ku dua të jem. E shoh veten në pak vite me një shtëpi tre herë më të madhe se ajo që kam tani, 2-3 makina më shumë, ndoshta jam zyrtarisht i martuar, 2-3 biznese të tjera, për të qenë pak prapa skenës.”, rrëfen reperi.

Ndërsa sot në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit ishin qindra njerëz, mes tyre kolegë, por edhe fansa të tij. Nisur nga pasioni i tij për shpejtësinë, e cila e çoi drejt vdekjes, sot shumë miq të tij me motorë jashtë kishës, i dhanë lamtumirën e fundit duke shtypur gazin. Këngëtarja e njohur greke Elena Paparizou gjatë një interviste kishte një këshillë “Nëse kemi para për të pirë, duhet të kemi para edhe për të marrë një taksi” tha ajo, për të shmangur aksidentet.