E dhimshme/ Kur çifti do shkëmbente unazat, ndërron jetë prifti

Mediat italiane e kanë publikuar rastin e ndarjes nga jeta nga një prifti 75-vjeçare në Vinchio, provinca e Asti. Ngjarja ndodhi në mes të një ceremonie martesore kur prifti don Aldo Rosso u ndje keq në momentin e shkëmbimit të unazave.Mes të ftuarve ishte edhe një mjek që u përpoq të shpëtonte priftin, por nuk mundi të bënte më shumë. Sipas autoriteteve mjeku kishte pësuar hemorragji cerebrale.Don Aldo ishte një njeri mjaft popullor në qytezën e tij dhe ngjarja ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Ai i kishte qëndruar shumë pranë komunitetit sidomos gjatë pandemisë.


Mënyrat për llogaritjen e moshës së organizmit

Dita e lindjes konsiderohet si një tregues i saktë i moshës së njeriut. Ndonjëherë, në varësi të gjendjes fizike dhe stilit të jetës ndodh që trupi të ketë një paraqitje dhe funksionalitet krejt të ndryshëm. Madje njeriu mund të ngjajë më i ri ose më i moshuar se çfarë tregohet në çertifikatën e lindjes.

Thënë ndryshe mosha kronologjike mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo biologjike.bMënyrat për përllogaritjen e moshës biologjike janë sipërfaqësore, megjithatë treguesit duhen marrë në konsideratë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të kuptoni gjendjen tuaj fizike dhe stilin e jetesës që të vëreni nëse trupi juaj ka një moshë të re apo të moshuar.


Gjendja Fizike
Rrahjet e Zemrës
Zemra është një prej organeve më të rëndësishme të trupit.

Një zemër e shëndetshme është kryesore për mirëqenien.bRrahjet e zemrës janë zakonisht 60 deri në 100 në minutë. Kur trupi është duke u qetësuar, rrahjet nuk duhet të jenë më të shpejta apo më të ngadalëta se shifrat e lartpërmendura. Vendosni dy gishta në pjesën e brendshme të kyçit të majtë duke prekur njërën prej dy arterieve kryesore në këtë zonë. Zakonisht nëse rrahjet e zemrës kur trupi pushon janë të ulëta, zemra është e fortë. Rrahjet e larta tregojnë se zemrës i duhet të punojë fort, se ajo është e dobët dhe më pak efikase.

Fleksibiliteti

Me kalimin e moshës, njerëzit janë më pak fleksibël.

Kjo ndodh si pasojë e humbjes së fibrës së muskujve, strukturës kimike të indeve dhe rritjes së depozitave të kalçiumit.

Uluni në dysheme dhe mbani shpinën drejt dhe këmbët drejt bashkuar.

Mundohuni të prekni me duar gishtat e këmbëve pa i përthyer ato.

Sa më fleksibël të jeni aq më në gjendje të mirë fizike është trupi.

Forca
Pas të tridhjetave, njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik humbasin nga 3 deri në 5 përqind të masës muskulare për çdo dhjetë vjet.


Forca mund të matet duke kryer disa ushtrime fizike siç janë ushtrimet që njihen si pompat.

Nëse arrini të mbani trupin drejt dhe të ulni kraharorin sa më pranë dyshemesë për mbi 10 herë, atëherë me siguri masa juaj muskulare dhe forca fizike janë të mira.

Trup Në Formë
Me kalimin e moshës, njerëzit kanë tendencën të shtojnë në peshë.

Forma trupore dhe përmasat e belit apo të legenit janë një mënyrë e mirë për të pasur një ide për shpërndarjen e dhjamit në trup.

Një gjë e tillë tregon rreziqet që i kanosen organizmit siç janë tensioni i lartë i gjakut, diabeti apo ishemia.

Pjestoni perimetrin e belit me atë të legenit.

Treguesi i duhur për meshkujt duhet të jetë 1.0 dhe për femrat 0.85.

Nëse rezultati është një shifër më e lartë se kaq, atëherë trupi ka më shumë dhjamë seç duhet.

Stili i Jetesës
Gjumi
Një i rritur ka nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë.

Nëse flini më pak, do të jeni mendërisht të lodhur dhe fizikisht më të plakur.

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e tensionit të gjakut, sëmundjeve të veshkave, ishemisë dhe mbiepeshës.


Veset
Alkoli dhe duhanpirja janë dy vese që rrisin rrezikun e plakjes së trupit dhe shfaqjes së kancerit, ishemisë, sëmundjeve të mëlçisë, pankreasit apo tensionit të lartë të gjakut.

Sa i përket alkolit, femrat duhet të pijnë vetëm një pije alkolike në ditë, ndërsa meshkujt mund të mjaftohen me dy.

Në lidhje me duhanin, mjekët janë të palëkundur në idenë se duhani nuk duhet pirë në asnjë mënyrë.

Ushqyerja
Ushqyerja e shëndetshme ul rrezikun e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e zemrës, ishemia, diabeti apo tensioni i lartë i gjakut.

Një regjim i duhur ushqimor duhet të përmbajë 9 racione fruta dhe perimesh në ditë, mish pule, peshk, arra dhe drithëra të plotë./AgroWeb.org

EMRI/ Arrestohet 35 vjeçari nga Pogradeci, po transportonte emigrantët që u ikën efektivëve të policisë nga furgoni

Policia ka arrestuar ditën e sotme 35 vjeçarin Enrik Shyti, i cili ishte shoferi i furgonit me të cilin po udhëtonin 21 emigrantët, të cilët shpërthyen derën e furgonit dhe u arratisën për disa orë.Emigrantët arritën të kapeshin nga efektivët dhe tashmë ndodhen në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që 35 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në


Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Benz”, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë u angazhuan për gjetjen e tyre, ku 21 emigrantë të paligjshëm aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, familjarët: “Po e kërkojmë prej një jave!

Një 13-vjeçar i cili jeton në Tiranë ka humbur prej thuajse një jave. I mituri Amar, egjiptian-shqiptar është larguar nga banesa e tij mbrëmjen e së mërkurës (1 shtator). Familjarët njoftojnë se nuk kanë asnjë informacion për vendndhodhjen e të riut teksa apelojnë për ndihmë.


Amr është birësuar nga një familje shqiptare në Tiranë. 13-vjeçari nuk flet mirë shqip.

Familjarët thonë se ai ka marrë një çantë shpine dhe është i veshur me një bluzë ngjyrë blu me mëngë të shkurtra, atlete sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra.

Kush ka informacion për 13-vjeçarin mund të njoftojë familjen e tij në Tiranë në numrin 0674613741 ose policinë.

Covid bën namin/ Shënohen 740 raste të reja në Shqipëri, 4 humbje jete (Harta)

Vijojnë të jenë të larta shifrat ditore të të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 5544 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 740 raste të reja dhe katër persona kanë humbur jetën. Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 715 qytetarë duke e çuar në 137,587 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.


Ndërkohë të infektuarit janë konstatuar në këto bashki, 252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Ndërkohë aktivë me Covid në të gjithë vendin janë 12,129 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.


Statistika (07 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 740
Të shëruar në 24 orë 715
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5544

Testime totale 1,088,518
Raste pozitive 152,239
Raste të shëruara 137,587
Raste Aktive 12,129
Humbje jete 2,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4571
Shkodër 1785
Durrës 1068
Fier 945
Vlorë 895
Lezhë 799
Elbasan 612
Berat 427
Korçë 315
Gjirokastër 259
Kukës 235
Dibër 218

Nuk ju rinovua kontrata /Mësuesja nga Lushnja pushohet nga puna se mori pjesë në ‘Për’puthen’

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, është prej vitesh arsimtare. Vitet e fundit punonte në Lushnje, por deri në qershor të këtij viti, pasi kontrata e saj nuk u rinovua pas mbylljes së vitit shkollor 2020-2021. Sipas saj, shkaku ishte pjesëmarrja në “Për’puthen”. Gilberta ishte sot në Top Channel për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat që kur u bë pjesë e reality show-t. Siç ka rrëfyer edhe më herët, ajo tha se kur është regjistruar për emisionin, ka telefonuar drejtorin.


Duke qenë në kohën e koronës, thashë pse jo mos të hyj në një emision ku të njoh dikë. Nuk ka asgjë të keqe të njohësh një person në një emision. Drejtori nuk ishte dakord, më ka folur shumë. Më tha se nëse do të vija këtu, do të largohesha nga puna. Pas një ore më mori në telefon e më tha se kishte një keqkuptim”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.

Simoni gjithashtu tregoi se drejtori kishte thënë në prani të stafit se “kush merr pjesë në atë emision, është i hequr nga puna”.

“Unë e dija se pasi të më mbaronte kontrata nuk do rinovohej. E tha para kolektivit një gjë të tillë. Kur Arjan Konomi hapi çështjen e punës sime, drejtori më nisi një mesazh që më thoshte “faleminderit Gilberta””, tha ajo.


Perla në Greqi/ 25 të ftuar futen në dasmë me të njëjtën certifikatë vaksinimi

Nuk kanë fund çudirat nga qyetarët e pavaksinuar në shtetin fqinj të Greqisë. Mediet greke raportojnë se 25 persona kanë shkuar në një dasmë, duke përdorur të njëjtën certifikatë vaksinimi, pra 1 certifikatë për 25 dasmorë. Dasma u zhvillua në një fshat të ishullit Kretë në Messara. Në dasmë hyri një burrë që e kishe ligjërisht certifikatën e vaksinimit ndërsa më pas “si me magji” certifikata kaloi edhe tek miqtë e tij. Nuk dihet nëse rasti në fjalë ka arritur deri në polici. Ndërkohë masat kufizuese në Greqi ndalojnë hyrjen e personave të pavaksinuar në ambiente të myllura. Qytetarët duhet të paraëesin certifikatën e vaksinimit, ose analizën e testit negativ.


Video epike,Polici hap derën e furgonit në Pogradec, por shkaktohet kaos/ Ja si dalin emigrantët nga Siria…

Kaos në Pogradec, emigrantët arratisen nga furgoni ku ishin fshehur. Në momentin që dera hapet të gjithë dalin me vrap dhe shpërndahen nëpër qytet. Në një moment, polici shihet teksa nxjerr pistoletën, por e rifut në këllëf, pasi shihet se e ka të pamundur t’i ndalë të gjithë pasi bëhet fjalë për rreth 20 emigrantë të paligjshëm. Dyshohet se emigrantët e paligjshëm kanë hyrë ngë Greqia në Shqipëri dhe është tentuar që të futen në brendësi të territorit shqiptar me një furgon mallrash.


Me çarçaf të bardhë, njolla gjaku e pistoletë lodër, shoqërohet qytetari, që po performonte për një video në TikTok

Një video e realizuar nga një qytetar me qëllim për tu hedhur në TikTok ka alarmuar qytetin e Korçës. Një person është shtrirë në mes të rrugës, në hyrje të pazarit të qytetit, i mbuluar me një çarçaf të bardhë me njolla gjaku, ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër. E gjithë kjo skenë ka alarmuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Pasi kanë kuptuar që bëhet fjalë për një skenë të inskenuar kanë shoqëruar protagonistin e videos në komisariat.


Ndërkohë një person që e filmon dëgjohet në video teksa thotë:

“Këtu në Korçë, tek Terminali ka ndodhur një ngjarje e rëndë, që po çudit tërë botën, tërë Korçën. Po pse ore, pse na le vetëm?! Përse ndodhi kjo fatkeqësi kështu? Pse?!!”

Policia së bashku me ambulancën janë përballur me skenën “qesharake”, e menduar nga qytetari korçar si një lojë, por që i ka kushtuar më shumë se sa thjesht ‘fama’ që kërkonte në Tik Tok.