Aksidentohen dy policë të “Shqiponjave”, pamje të rënda (FOTO)

Aksidentohen dhe plagosen dy punonjës të policisë efektivë “Shqiponja” që patrullonin me motor në kryeqytet pranë Kopshtit Botanik! Aksidenti ka ndodhur pasi një mjet i ka prerë rrugën efektivëve, të cilët po lëviznin me motor në zonë. Nga pamjet dallohet se motori i efektivëve është bërë copa dhe trupat e policëve janë të shtrirë në tokë. Pamjet që po shikoni vijnë nga rruga “Shkëlqim Fusha”, aty ku u aksidentuan dy efektivët e forcave “Shqiponja”. Trupat e policëve shihen të shtrirë në tokë, ndërsa zona është e rrethuar. Motori me të cilin udhëtonin dy efektivët është copëtuar totalisht, të dy policët janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ata po udhëtonin me mjetin e punës në momentin që u përplasën nga një makinë që drejtohej nga një 40-vjeçar me inicialet R. K.