EMRI/ Arrestohet 35 vjeçari nga Pogradeci, po transportonte emigrantët që u ikën efektivëve të policisë nga furgoni

Policia ka arrestuar ditën e sotme 35 vjeçarin Enrik Shyti, i cili ishte shoferi i furgonit me të cilin po udhëtonin 21 emigrantët, të cilët shpërthyen derën e furgonit dhe u arratisën për disa orë.Emigrantët arritën të kapeshin nga efektivët dhe tashmë ndodhen në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që 35 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në


Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Benz”, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë u angazhuan për gjetjen e tyre, ku 21 emigrantë të paligjshëm aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.