Luana Vjollca fillon pushimet në Mykonos, shfaqet hot me bikini

Pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të, ku edhe mori urime e dhurata të shumta, të cilat nuk hezitoi që t’i postojë në Instagram. Dhe tashmë moderatorja shukë e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka gjetur kohë për të shijuar disa ditë pushim, ndërsa si destinacion ka zgjedhur ishullin grek, Mykonos.Një fotografi nga atje ka sjellë së fundmi, ku shihet e veshur vetëm në bikini, kombinuar me një palë syze dielli dhe afër mbante çantën nga koleksioni i saj veror.

Unë dhe miqtë e mi”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazhit, në të cilin dukej në formë të mirë dhe tejet tërheqëse.