Eurostat: “Shqiptarët, të parët në Europë për të ngrënë bukë”

Shqiptarët janë të parët në Europë për konsumin e bukës. Kjo e dhënë është nxjerrë nga Instituti Europian i Statistikave, sipas të cilit, buka është produkti për të cilin shqiptarët shpenzuan më shumë gjatë vitit 2020. Por për dietologët kjo nuk rekomandohet për shëndetin. Ata thonë se konsumi i tepërt i bukës lidhet me kulturën familjare, por elementët që përmban buka duhet të merren në porcione të caktuara. Gjithashtu shqiptarët janë populli që paguan 87 herë më shumë për të blerë bukë se sa një shtetas europian, e matur kjo sipas fuqisë blerëse.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Shqipëri çmimi i bukës u rrit me 10-20 lekë, çka pritet të rëndojë edhe më tepër xhepin e konsumatorëve.