11 mijë emigrantë të paligjshëm hynë në 8 muaj në Shqipëri/ Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Merkaj :”50% e tyre janë përsëritës”

Shifra më e lartë në 3 vjet, gjysma e tyre përsëritës.Rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm u ndaluan gjatë orvatjes së tyre për ta përdorur Shqipërinë si një vend tranzit, vetëm në 8 muajt e parë të vitit.Sipas Drejtorit të Kufirit dhe Emigracionit, Eduart Merkaj, edhe pse kjo është shifra më e lartë e të paktën 3 viteve të fundit, pjesa më e madhe e tyre janë përsëritës.

“Rreth 11 mijë emigrantë të parregullt, afro 50% e tyre janë përsëritës. Vijnë kryesisht nga vendet në konflikt si Siria, Algjeria, Afganistani etj. Ata që janë përsëritës janë kapur disa herë, megjithatë për ta është lënë mundësia e largimit vullnetar. Pjesa më e madhe e tyre kanë destinacion vendet e Bashkimit Europian”.

Fare Pak prej emigranteve të parregullt kërkojnë strehim në Shqipëri, duke ju nënshtruar procedurave të leje qëndrimit, ndërsa pjesa më të madhe rikthehej në vendet nga kanë tentuar hyrjen ne Shqipëri.


Like this:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: