Artan Hoxha: “Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve”

Gazetari Artan Hoxha theksoi se shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike ne vënd. Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Përballë Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkotikëve, por edhe prodhimi i kanabisit në vend.

“Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë. Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha.