E papritur në Itali,miratohet ligji që lejon mbjelljen e kanabisit në shtëpi….por me një kusht

Italia miratoi sot tekstin bazë të ligjit që lejon kultivimin e jo më shumë se 4 rrënjëve kanabis në shtëpi për arsye terapeutike. “Kultivimi i kanabisit në shtëpi është thelbësor për pacientët që duhet ta përdorin për arsye terapeutike dhe shpesh nuk e gjejnë atë në dispozicion, si dhe për të luftuar shitjen dhe rritjen e mëtejshme kriminale“, tha Mario Perantoni kryetar i komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve.

Nisma saktëson dënimet në rast se do të ketë tentativa të shitjes së kanabisit nga ata që e kanë kultivuar në shtëpi.
Gjithashtu u miratuan ndryshime edhe përsa i përket dënimeve. Nëse ligji kalon të gjitha shkallët dhe futet në fuqi, personat që do të kapen me sasi të vogla kanabisi do të dënohen me një vit dhe maksimumi dy për drogat e tjera, ndërsa janë rritur dënimet për trafikantët transmeton corriere della sera.