Njëra infermiere seksi tjetra, e dashuruar me qenin e saj/ Njihuni me dy vajzat e reja të PërPuthen

Për’Puthen përfundoi ditën e sotme me prezantimin e hyrjeve të reja në program dhe dy vajzat që u bënë sot pjesë e emisionit ishin Ada dhe Mikela. Kështu u plotësua numri prej 4-vajzash konkurrentë për këtë sezon të tretë. Infermierja seksi Mariada Shahillari,eshte 28-vjec, dhe vjen nga Skrapari. Mariada ëshë diplomuar në fushën e mjekësisë, ndërsa punon si estetiste. Gjëja e parë që ajo shikon te një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme.


“Jam femër ambicioze, kur dua të arrijë diçka e arrij”, thotë Ada.

Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të cilët nuk munguan as komplimentet e shumta për aparencën e jashtme dhe bukurinë e konkurrentes më të re.

Pas prezantimit të konkurrentes së tretë, Adës, publiku u njoh edhe me konkurrenten e katërt të ‘Për’Puthen’, Mikela.Ajo është 26 vjeç, ka lindur në Peshkopi dhe jeton në Tiranë. Aktualisht ajo punon në biznes privat, ndërsa dashuria e parë është qeni i saj me emrin Koko, e tashmë ajo shpreson të gjejë dashurinë e vërtetë në emision!


Jam vajzë e pavarur. Në përputhen kam ardhur për të gjetur dashurinë. Djemtë janë goxha interesantë, por do t’i shohim në vazhdim”, thotë ajo.

Mikela tha gjithashtu se nga Përputhen do të ndryshojë rutina e saj dhe do të ketë një jetë më aktive, pasi ajo jeton vetëm me qenin e saj. Ajo térheq vëmendje që në hyrje me deklarata e saj ku rréfen se sa është e mirë aq është edhe e keqe. Mikela rréfen edhe pëlqimet e saj në lídhje me sezonet e kaluara dhe veçon Fationin me Atdheun si më tërheqësit fizikisht.