“Skënderbeu, më i fortë se viti i kaluar”, Migen Memelli: “ Tashmë të gjithën të fokusuar te takimi i parë me Tiranën”

Skënderbeu tashmë është i plotë pas përfundimit të merkatos dhe ka nisur pa humbur kohë përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit, që do të luhet përballë Tiranës. Pas më shumë se një muaji përgatitjesh dhe afrimesh e largimesh, më në fund korçarët janë të plotë dhe kanë konfirmuar tashmë ekipin që do të përballet me sezonin e gjatë dhe do të kërkojë përmbushjen e objektivave sezonalë. Në lidhje me afrimet dhe ndryshimet në ekip gjatë këtij sezoni, ka folur edhe trajneri bardhekuq Migen Memelli, i cili ka komentuar për “Panorama Sport” lëvizjet e korçarëve dhe kompletimin e ekipit gjatë kësaj dritareje transferimesh.


Migen Memelli,trajneri i Skënderbeut

MERKATO – “Merkatoja është mbyllur dhe tani e kemi mendjen të gjithën të fokusuar te takimi i parë zyrtar që do të luhet pas disa ditësh. Normalisht, nëse do të flasim për afrimet dhe largimet, mund të them se në njëfarë mënyre kemi lëvizur mjaft mirë për sa i përket ruajtjes së pjesës më të madhe të lojtarëve dhe boshtit kryesor të ekipit. Për mua, kjo ka qenë diçka thelbësore duke parë që sezonin që shkoi ky grup tregoi vlerat e veta në pjesën e fundit të sezonit dhe ishte normale që të vijonim t’u besonim atyre lojtarëve që bindën. Mund të them se jemi mirë dhe e rëndësishme është që të punojmë fort”, u shpreh fillimisht trajneri i Skënderbeut.

Migen Memelli,trajneri i Skënderbeut

GRUPI – “Kemi një ekip më cilësor se një sezon më parë. Ajo çka është më e rëndësishme për mua është fakti që të gjitha pozicionet i kemi të dubluara, çka mund të na japë lehtësi lëvizjeje edhe kur ekipi të jetë në vështirësi, për shkak të mungesave apo dëmtimeve, që në aktivitet e sipër janë më se normale”, vijoi Memelli.


Kjo do t’i bënte mirë ekipit dhe kryesisht lojtarëve të rinj të talentuar që ne kemi në grup. Është e vërtetë që, siç dihet, tashmë Skënderbeu do të mbështetet tek elementët e rinj për të përmbushur objektivat sezonalë. Por, nëse do të kishim edhe një lojtar me shumë eksperiencë në skuadër, do të na rriste mjaft, si në aspektin futbollistik, ashtu edhe në atë psikologjik. Do të ishte një ndihmesë dhe mbështetje e madhe për të rinjtë, duke shërbyer si një udhërrëfyes në njëfarë mënyre”/PanoramaSport/

Europol: “Shqiptarët bëjnë namin,dominojnë tregun e kokainës, kanë lidhje të drejtpërdrejta me Amerikën Latine”

Bandat shqipfolëse dhe ato të Ballkanit Perëndimor janë bërë veçanërisht të spikatura në blerjen e sasive të mëdha të kokainës në Amerikën Latine, thuhet se raportin e fundit të Europol, bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë. Raporti nënvizon se grupet shqiptare operojnë në mënyrë autonome për porositjen e drogës dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me prodhuesit.


“Duke filluar nga viti 2012, grupet shqipfolës kanë ndikim në portet kryesore si në Amerikën e Jugut si dhe në Evropë (fillimisht në Belgjikë dhe Holandë dhe më pas në Gjermani dhe Spanjë), dhe gjithashtu janë të angazhuar në shpërndarje në Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe madje edhe Australi”, thuhet në raport.

Sipas Europol, bandat kriminale përdorin qytetet dhe portet si Roterdam, Hamburg e Antwerp (Belgjikë),Valencia dhe Algeciras (Spanjë) për pritjen e sasive të kokainës. Sipas këtij raporti nga 2018 deri në 2020 janë arrestuar 266 persona me kombësi shqiptare për trafik të kokainës. Më pas, renditen shtetasit brazilianë, kolumbianë apo nigerianë.


“Që nga viti 2010, Italia, Gjermania dhe Belgjika i kanë identifikuar shqiptarët në mesin e dhjetë kombësive të para në kontakt zyrtar me policinë për kokainë”, thuhet në raport.

Përveç bandave shqiptare përmenden edhe bandat marokene dhe grupi i Ndranghetës në Itali për trafik të kokainës. Pas kanabisit, kokaina tani është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Vlerësimet e fundit sugjerojnë se vitin e kaluar kanë qenë rreth 4.4 milionë përdorues të saj. Gati 40% e grupeve kriminale aktive në Evropë janë të përfshira në trafikun e drogës dhe tregtia e kokainës gjeneron fitime kriminale prej miliarda eurosh.

Blogeri italian tregon gjërat më qesharake që ka parë në Shqipëri (VIDEO)

Vitet e fundit turizmi në vendin tonë është zhvilluar së tepërmi ku shumë të huaj preferojnë bregdetin shqiptar por dhe jetën e natës në kryeqytet.Një video e publikuar pak ditë më parë e një blogeri italian, Andrea Lorenzon ka bërë xhiron e rrjetit ku i ardhur në Shqipëri për pushime ai ka xhiruar një mini dokumentar të titulluar ‘Gjërat qesharake që pashë në Shqipëri.’ Videon ai e nis duke i thurur lavde flamurit shqiptar për të cilin thotë se është shumë i bukur ndaj dhe shqiptarët e vendosin kudo


‘Flamuri i Shqipërisë është shumë tërheqës ndaj nuk është për tu cuditur qe shqiptarët ta duan dhe e vendosin kudo.’- thotë Lorenzon.

Gjëja e parë që i bën përshtypje blogerit italian është që çdo kryqëzim rruge ka një polic që drejton trafikun ku sipas tij nodhd sepse të gjitha paratë janë shpenzuar për semafore dhe nuk ka mbetur gjë për sinjalistikën.

‘‘Uji rubinetit nuk është i pijshëm, shihet se ka ngjyrë të errët dhe pavarësisht se nuk e konsumon e gjen një mënyrë që të futet në trupin tënd dhe në fakt në fund të udhëtimit unë u sëmura. Ky është një ballkon tipik shqiptar me bimë, tendë dhe guzhine, kjo është një perime e cudtishme miks midis specit dhe mashurkës. Të marrësh makinë me qera në Tiranë ‘të pijnë gjakun’, ndërsa ndërtesat duken njësoj si ato të shemburat në Itali por nuk janë të shembura.”

Ai shprehet se në rrugët e Shqipërisë sheh 3 gjëra, mjalt të të gjitha ngjyrave, njerëz që pjekin misra dhe shalqinj, shumë shalqinj, si dhe i bëjnë përshtypje pjata tipike të guzhinës vendase qe kushtojnë nga 1 euro.


‘Duke u drejtuar drejt Sarandës, vërtetova se uji është fantastik siç ma kishin përshkruar. Pavarësisht asaj që thonë edhe në Shqipëri ka perëndime dielli, ky është një perëndim nga bregu, ky është nga shazloni dhe ky është nga pishina buzë detit që pagova vetëm 4 euro. Saranda natën është shumë esëll, ndonjë ndërtesë e ndricuar, ndonjë birrë e pirë pranë shëtitores dhe xhiro me anijen e cila lundron me kokën e Davy Jones. Shumë pjata bëhen me peta dhe mjalt, krepa me zëvendësuesin e Nutellës, mish qingji, më pas ka shishqepabe tipike dhe qofte shtëpie.’- përshkruan Lorenzon në video.

Në kthim në Tiranë atij i bën përshtypje sheshi Skënderbej i cili i duket si një fushë kalceto dhe çmimet nëpër zgarat ku konsumon shumë produkte dhe paguan pak.

Duke u kthyer në Tiranë në sheshin e qendrës ka shumë hapësirë për të luajtur kalceto, xhamitë janë më të bukura se kishat tona, kjo është statuja dedikuar Robin Hood. Duke shkuar në vende që quhen zgara mund të hash krahë vici me salcë dhe speca të mbushur, sallatë greke, patate, bukë dhe birrë për vetëm gati 20 euro. Për ta përmbyllur dy koktej në sheshin skënderbej, ku i imi kishte një frut të cuditshëm që nuk e kam idenë ca ishte po ishte shumë i mirë‘- përfundoi videon ai.


Apple lançon Iphone 13/ Ja data e prezantimit

Apple u ka dërguar një ftesë mediave duke i ftuar që të marrin pjesë në një eveniment më 14 shtator kur pritet të lancojë Iphone 13. Kompani gjithashtu pitet që të zbulojë modele të reja Apple Ëatch dhe AirPods. Orët inteligjente të Apple debutojnë mbi baza vjetore ndërsa kufjeve ëireless AirPods ju kishte ardhur koha për një rifreskim. Lançimi do të transmetohet në uebsajtin e Apple. Që prej pandemisë kompania ka mbajtur aktivitetet vetëm virtualisht.

IPhone pritet të debutojë me tipare të reja, me përmirësime në procesor dhe në kamera, ndërsa do të vijë në disa ngjyra. Pritet një procesor A15 me shpejtësi të lartë, bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning. Sa i takon kamerave, pritet që ato të mundësojnë realizimin e fotove më të mira në dritë të ulët, me fokusim automatik përmes lenteve me kënd të gjerë. Vlen për tu theksuar që Face ID (njohja e fytyrës) do të funksionojë edhe nëse përdoruesi do të ketë maskë. Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.


Pamjet e emigranteve sirianë në Pogradec/ Shpërthen Blendi Fevziu: “T’i përçmosh, t’i tallësh, kjo nuk është dinjitoze…është “racizëm”nga ata njerëz që e kanë vuajtur më shumë atë”

Blendi Fevziu ka reaguar mbi videon e djeshme të publikuar në rrjete sociale ku shfaqet një furgon i mbushur me emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët...që ishin kapur dhe komentoi ato pamje të trishta nga Pogradeci…

Blendi Fevziu tha :


“Në fakt është diçka që më bëri përshtypje sot, dal jashtë emisionit, por do të doja ta bëja publike sërish.Pashë sot pamje të trishta të një grupi emigrantësh me siguri duhet të jenë sirianë ose të kombësive të tjera të Lindjes së Mesme që ishin kapur dhe dolën nga një furgon në Pogradec. Është ky momenti që Policia me të drejtë, në respektim të ligjit, kërkon të ndalojë emigrantët e paligjshëm. Ata largohen, shihet polici që nuk i ndalon dot, vrapojnë për të gjetur shpëtim në rrugët e qytetit. Këtë video e dhashë për diçka tjetër, pashë një reagim në rrjetet sociale sot shumë neveritës duke i paragjykuar këta njerëz e duke u tallur me mënyrën se si ata vrapojnë nëpër rrugë.

Unë e di që shumë veta kanë lindur pas viteve ’90-të, shumë veta mund t’ju duket qesharake kjo skenë. Kjo është një skenë që për shqiptarët është përdorur shumë shpesh.Të gjithë ata njerëz që qeshin sot mund të dinë që një i afërm i tyre, ndoshta prindi i tyre, vëllai i tyre mund të ketë vrapuar kështu një ditë në rrugët e Italisë apo malet e Greqisë. Duhet ta dinë që sot një kushuriri i tyre mund të jetë poshtë ndonjë kamioni për të shkuar në Britaninë e Madhe si emigrant dhe i ruhet policisë britanike apo asaj franceze po kështu si këta emigrantë.

Të fyesh një emigrant edhe pse është në shkelje të ligjit, edhe pse ka vrapuar nga fatkeqësia ai mund të jetë një njeri i shkolluar, mund të jetë një njeri i cili kërkon vetëm të jetojë, jo një jetë më të mirë.Thjesht të jetojë, sepse në Siri nuk jeton dot ose s’ka rëndësi në vendin ku është…T’i përçmosh, t’i tallësh, t’i bësh qesharak në rrjete sociale kjo nuk është as dinjitoze, as normale, as njerëzore e mbi të gjitha është racizëm i pastër dhe racizëm nga ata njerëz që e kanë vuajtur më shumë se çdo pjesë tjetër e Ballkanit racizmin”, tha ai.


Artan Hoxha: “Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve”

Gazetari Artan Hoxha theksoi se shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike ne vënd. Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Përballë Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkotikëve, por edhe prodhimi i kanabisit në vend.

“Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë. Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha.


Artan Hoxha në parcelat me kanabis: “Farë e re, e modifikuar në Spanjë, piqet brenda 60 ditëve”

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka mbyllur pushimet dhe u është rikthyer postimeve në lidhje me trafikun e kanabisit në Shqipëri. Këtë herë, Hoxha ka pozuar nga një parcelë, për të cilën shprehet se është mbjellë me një farë të modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe piqet brenda 60 ditëve. Me humor, gazetari shton se ndodhet në xhunglën shqiptare me hibridin më të ri të kanabisit, “Gorrilla”.

Ne XHUNGEL, Sigurisht nuk jemi ne Afrike. As ne xhunglen e Amerikes Latine. Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”. Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi, qe piqet brenda 60 ditesh…Per me teper nga ora 12:00 ne ABC NEËS, me Juli Xhokaxhi….,”- shkruan Hoxha krah fotove.


Klandestinët “pushtojnë Korçën”/ Dy të rrinj Korçarë kapen në Boboshticë me 11 refugjatë…

Dy të rinj janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin 11 refugjatë të paligjshëm në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar një 25-vjeçar bashkë me në 22-vjeçare u kapën në fshatin Boboshticë pasi në mjetin tip “Volkswagen” kishin refugjatë pasagjerë. Plani tyre ishte t’i çonin në Tiranë dhe më pas drejt vendeve të BE kundrejt pagesës.

NJOFTIMI NGA POLICIA


Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases A. Z., 25 vjeç dhe A. F., 22 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas janë konstatuar mbrëmjene djeshme nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në dalje të fshatit Boboshticë, Korçë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë në Europë dhe e ka më të shtrenjtën në raport me të ardhurat

Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre. Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë (shiko grafikun: Shpenzimet nominale si përqindje ndaj PBB, bukë dhe drithëra, viti 2020).


Viti pandemik ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7% të PBB-së.

Shteti i dytë pas nesh është Rumania, me 4% të PBB-së, si shpenzime për bukë dhe drithëra, Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.1% dhe Maqedonia me 3%. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra. Serbia, e ka këtë tregues më të ulëtin në rajon, me 2.4% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

Buka më e shtrenjta në Europë sipas fuqisë blerëse

Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70% e mesatares së Bashkimit Europian (treguesi i nivelit të çmimeve, BE-27=100). Por, e matur


sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një europiani. (shiko grafikun: Buka dhe drithërat sipas barazisë së fuqisë blerëse, viti 2020).

Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si psh argëtimi. Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatarës së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë (pas nesh është Bosnja me 32%)

Sipas tabelave të Eurostat, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38% të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13% që është mesatarja e 27 vendeve të bashkimit Europian dhe 30.6% që e ka shteti i dytë në listë pas nesh, Maqedonia e Veriut. (Shiko grafikun: Shpenzimet finale për konsum, ushqime dhe pije jo-alkoolike, 2019)

Së fundmi, disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht. /Revista Monitor


E apasionuar pas motorrëvë/ Njihuni me vajzën e re të PërPuthen

Arlida Nezha është vajza e dytë sot që i bashkohet panelit të Për’Puthen. Ajo është 25 vjeç dhe jeton në Durrës. Karakter i forte, ‘Tola’ siç e thërrasin miqtë, padyshim do jua bëj rrugën e vështirë djemve. Ajo është shumë e apasionuar pas motorëve dhe pohon se kohën e lirë e kalon duke bërë xhiro me motor dhe shijuar në maksimum shpejtësinë.


Ajo menaxhon prodhimin e një kompanie biskoterie.

Biskotë e ëmbël dhe e brishtë ,por unë nuk jam aspak e tillë shprehet Arlinda.

Bora u shpreh se ngjasonte me Shqipen. Arlida ka reaguar menjëherë pas këtij krahasimi duke thënë: “Mos ma thonë më ju lutem. Nuk e kam problem, por do më pëlqente të mos krahasohesha. Jam unë dhe vetëm kaq”.

Ndërsa e pyetur se cili nga djemtë nuk i pëlqente ajo e tha hapur se djali që nuk i pëlqen është Julian Çela, 20 vjeçari i Përputhen.

Juliani nuk më pëlqen. Unë e dua më të egër një mashkull”


Klubet Angleze kthehen në lider të merkatos në europë/ Ja renditja e 10- ligave më të forta

Klubet angleze kanë shpenzuar një shumë marramendëse prej 1.34 miliard eurosh në transferime gjatë afatit kalimtar veror – më shumë se klubet nga Spanja, Gjermania dhe Franca së bashku. Skuadrat nga Premier Liga janë përforcuar duke shpenzuar në futbollistë të shtrenjtë, si Jack Grealish (për 116.5 milionë euro te Manchester City) apo Jadon Sancho (85 milionë euro te Manchester Unitedi).


Arsenali ka shpenzuar më shumë se secili klub tjetër anglez, një total prej 169 milionë euro. Chelsea solli pak lojtarë, por shpenzoi 114 milionë euro për Romelu Lukakun. Transferi i vetëm i Liverpoolit ishte Ibrahima Konate për 42 milionë euro. Klubet italiane ishin të dytët që shpenzuan më së shumti në transferime, me një total prej 551.5 milionë eurosh.

Më i shtrenjti ishte Tammy Abraham që i kushtoi Romës 39.5 milionë euro. Të tretët në listë ishin klubet franceze me total shpenzimesh prej 499 milionë euro, ndërsa klubet gjermane paguan 393 milionë euro, para atyre spanjolle që shpenzuan 379 milionë euro.


Dhjetë ligat me shpenzimet më të mëdha :

Anglia: 1.34 miliard euro

Italia: 551.5 milionë euro

Franca: 499 milionë euro

Gjermania: 393 milionë euro

Spanja: 379 milionë euro

Belgjika 140.5 milionë euro

Rusia: 99 milionë euro

Portugalia: 88 milionë euro

Turqia: 85 milionë euro

Holanda: 62.5 milionë euro

Menaxhonte rrjetet sociale /Rrëfimi emocionues i 26-vjeçares afgane që erdhi në Shqipëri

Emri im është Sana, jam 26 vjeç. Kam ardhur nga Kabuli.”

Sana është një nga qindra vajzat afgane që u detyruan të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit taleban. Ajo nuk dëshiron që mbiemri i saj dhe i bashkëshortit, Abdul Wasey, të bëhen publik, pasi kanë lënë pas familje të cilëve u rrezikohet jeta. Në Kabul, puna e saj ishte të menaxhonte rrjetet sociale dhe të prodhonte emisione për një rrjet të madh televiziv.

Punonim me një staf produksioni, dhe prodhonim emisione që evidentonin problemet e grave dhe vajzave, të fëmijëve dhe çështje të tjera që nuk marrin shumë vëmendje në vendin tonë, si për shembull shëndeti mendor, të miturit në tregun e punës dhe si po punojnë gratë e shoqërisë afgane.”


Sytë i përloten kur kujton ndjesinë që i shkaktoi lajmi që talebanët po vinin në Kabul.“Në momentin që morëm vesh se talebanët po vinin në Kabul… nuk mund ta përshkruaj me fjalë si u ndjeva, dhe e di që të gjitha gratë dhe vajzat atje ndiheshin njësoj si unë. Lloji i terrorit që gratë kanë në zemrat e tyre për shkak të talebanëve është… nuk di as ta shpjegoj.”

Dita kur iu desh të linte vendin e saj në mes të shpërthimeve, armëve dhe të qarave ishte më lehtësuesja por njëkohësisht edhe më e tmerrshmja. Lehtësuese sepse ajo vetë nuk do ta përjetonte terrorin e talebanëve, dhe e tmerrshme sepse nëna dhe motrat e saj nuk do ta kishin këtë fat, as gratë dhe fëmijët e tjerë për të cilët ajo punonte me aq pasion.

“Në datën 26 Gusht na telefonoi xhaxhai. Ai tha që duhej se s’bën të gjenim në vend në një autobus që të largoheshim nga vendi. Morëm çfarë mundëm dhe u nisëm menjëherë. Ndërsa po i afroheshim aeroportit, të shtënat e armëve dhe ulërimat e njerëzve bëheshin akoma më shurdhuese. Terminali kryesor i aeroportit ishte komplet i rrethuar nga talebanët. Të gjithë kishin armë në duar dhe gishtin tregues të këmbëza, gati për të shtënë. I ramë rreth e qark aeroportit dhe u vendosëm pas radhës së autobusëve. Dëgjoheshin vetëm shpërthime dhe zëra fëmijësh. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. Talebanët nuk po lejonin askënd brenda në aeroport. Të gjithë po mendonin çdo të ndodhë tani? Të nesërmen morëm një telefonatë dhe na thanë të shkojmë në terminalin e veriut sepse kishim emrat në listë dhe do na linin të futeshim. Më kujtohet që edhe ajri nuk ishte i pastër, por kishte një ngjyrë të verdhë për shkak të gazrave lotsjellës”.


Sana dhe Abdul Wasey, të martuar prej 3 vitesh sapo kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të shtonin familjen e tyre. Të dy ishin të dashuruar pas punëve që bënin dhe po jetonin jetën e ëndrrave, tashmë të lënë pas.

Kur hymë në aeroport mu duk aq e pabesueshme sepse shanset ishin të pakta. U qetësova, por nga ana tjetër mu rëndua zemra, sepse mendova “po të gjithë këta njerëz jashtë aeroportit? Çfarë do bëjnë?” Kur ishim brenda në avion dëgjuam një shpërthim shumë të madh. E kuptuam menjëherë që shumë njerëz vdiqën në atë shpërthim.”

Sana mban në zemër jo vetëm pengun e sigurisë së familjes së saj, por të të gjitha grave, vajzave dhe fëmijëve afganë.

Isha shumë e apasionuar pas punës time. Gjërat që ne po bënim, sidomos për gratë. Doja të isha zëri i atyre që nuk kishin zë. Doja ta vazhdoja këtë dhe të bëja akoma më shumë. Jam e sigurtë që shumë femra, të mëdha ose të vogla në moshë kishin plane për jetën e tyre. Donin të shkolloheshin dhe të punonin. Tani po dëgjoj në lajme që nuk do të lejohen më ta bëjnë këtë gjë. Këto gra po heqin dorë nga të gjitha ëndrrat e tyre dhe progresin që kishin bërë.”


Pavarësisht kësaj, ajo është mirënjohëse që arriti t’i largohej terrorit të talebanëve.“Ndërsa jemi këtu, dua të falenderoj edhe qeverinë shqiptare që na mikpritës me krahë të hapura”./TV Klan

Skandal/ 50 mijë lekë një Pfizer në qendrën shëndetësore në Kavajë

Vaksinat kundër COVID që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë. Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së martës një tjetër skandal.Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit. Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.


Gazetarët i drejtohen Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël në Kavajë ku takojnë personalisht drejtorin e kësaj qendre i cili i orienton në dhomën e vaksinimit. Në këtë dhomë përveç infermieres është e pranishme edhe kryeinfermierja që është bashkëshortja e drejtorit. Pasi ulin bashkëpunëtorin e Fiksit të dyja sëbashku hapin shihesh që mban vaksinën Pfizer madje edhe duke e treguar që mbi qytetarin po bëhet kjo vaksinë. Pasi kryhet injeksioni i vaksinën bashkëpunëtorit i merren të dhënat dhe i thuhet se dozën tjetër të vaksinën do e bëj pas 21 ditësh.

Në bisedë bashkëshortja e drejtorit tregon se dozat e vaksinave Pfizer janë në doza shumë të vogla, ku në një muaj kjo qendër ka marrë vetëm gjashtë copë të tilla. Më pas gazetarët e Fiksit dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël ulen në kafe duke biseduar edhe për çmimin që do të paguajnë për këtë shërbim të ofruar nga ai. Por drejtori nuk pranoi të jepte një çmim pasi u shpreh ” do flasim pas dozës së dytë”. Ai gjithashtu u tregon gazetarëve se fillimisht njerëzit kishin frikë të vaksinoheshin , ndërkohë që aktualisht kërkesa për t’u vaksinuar me Pfizer është rritur shumë dhe sasi që merr qendra që ai drejton është tepër e vogël. “Në filim Pfizer blihej nga shteti me 16 mijë lekë të vjetra, por në fatuirat e fundit ka arritur në 72 mijë lekë të vjetra. Dhe pritet rritje akoma më shumë” shprehet ai.

Pas 21 ditësh bashkëpunëtorit të Fiksit i vjen njoftimi se duhet të bënte dozën e dytë të vaksinës. Sërish gazetarët shkuan në qendrën shëndetësore ku bëhet edhe doza e dytë e vaksinës Pfizer. Edhe pse me vendbanim në Tiranë qytetari e bëri vaksinën në Luz të Vogël të Kavajës ku u regjistrua nga ana e infermieres edhe në sistem. ” Pas tre ditësh do shfaqet edhe tek e-albania që jeni vaksinuar” shprehet infermierja.


Por pazaret nuk bëhen brenda qendrës shëndetësore, drejtori i kërkon gazetarëve të Fiksit të shkojnë në kafe dhe të bisedojnë. Edhe pse nuk dha një shifër konkrete se sa lekë donte, ai i fton gazetarët në zyrën e tij në qendrën shëndetësore. Edhe pse në dozën e parë u kishte thënë se do flisnin për shumën mbas kryerjes së dozës së dytë, drejtori nuk jep çmim fiks. Por pas shtatë mijë lekësh të lëna në tavolinën e tij, ai merr pesë mijë lekë duke kthyer mbrapsht dy mijë lekë. Pra në qendrën shëndetësore Luz i Vogël Kavajë kundrejt pesë mijë lekëve mund të vaksinoheshe me Pfizer.

Doza e parë e vaksinimit me Pfizer, Qendra Shëndetësore Luz i Vogël, Kavajë

Drejtori – Erdhët ju?
Fiksi – Erdhëm ne
Drejtori – Vazhdo
Kryeinfermierja – Uluni
Pacienti – Po
Fiksi – Kjo është Pfaizer?
Infermierja – Po, u hap para gjysmë ore, kur erdhën u mblodhën njerëzit. Mund t’i bëni foto
Kryeinfermierja – Ti për Pfaizer-in ke ardhur, Pfazer po të bëjmë
Fiksi – Po kjo shishe ju duhet ju?
Kryeinfermierja – Shishen e ruajmë si sytë e ballit, një që u thye e kemi mbledhur me cifla.
Infermierja – Me shëndet gjyshi.
Kryeinfermierja – Kartën e indetiteit.
Pacienti – Po. A. R
Kryeinfermierja – Emri i babës?
Pacienti – I…
Kryeinfermierja – Datëlindja?
Pacienti – 19…
Infermierja – Po na sjellin me doza shumë pak. Vetëm gjashtë erdhe dje
Fiksi – Gjashtë copë ë?
Pacienti – Vendlindja Tiranë.
Kryeinfermierja – Herën tjetër do vish në orën që do të thotë doktori.
Infermierja – Vaksina tjetër është pas 21 ditësh, ne do ju njoftojmë vetë. Si rregull pas 21 ditësh, do bësh dozën e dytë.
Kryeinfermierja – Kur të vish herë tjetër do vish me këtë (kartonin e vaksinimit). Dhjetë minuta do rrish këtu një herë.
Drejtori – Hajde dalim jashtë.
Fiksi –Që të mos na kapi virusi na thuaj sa bën, më thuaj?
Drejtori – Tani për aazar nuk bëj aazar asnjëherë.
Hajde bëj dhe vaksinën e dytën pimë kafe edhe …Dëgjo të shpjegoj diçka.Kur edhën kosovarët duke blerë nëpër pikat shqiptare, se në bëjmë muhabet me njëri tjetrin kanë blerë sinovaksin edhe nga 110 euro, 200 euro kam dëgjuar se kanë paguar. Tani shko shteti i Kosovës ju bën Pfaizer-in pa lekë. Në Shqipëri ti thua nuk po e gjej tani, çfarë të them?
Fiksi – Sa është?
Drejtori – Hajde e bëj vaksinën mos e vrit mendjen. Do vish të bësh të dytën një herë, pikë.

5 mijë lekë për t’u vaksinuar me Pfizer,Qendra Shëndetësore Luz i Vogël, Kavajë

Drejtori – Hajdeni.
Fiksi – Përshëndetje si e kaluat?
Infermierja – Mirë , hajde gjyshi si je si e kalove? Do qetësohesh apo ta bëjmë direkt si thua?
Pacienti – Direkt.
Infermierja – Na falni se ju kemi shqetësuar që ju kemi marrë 2 – 3 herë në telefon sot.Po donim të dinim me siguri që të mos e humbnim dozën. Me shëndet!
Pacienti – Rrofsh, faleminderit
Infermierja – Do të plotësoj kartonin unë ty tani. Kartonin e ke, ma jep të hedh dozën tjetër.E keni të sigurt është Pfazier mos dyshoni.
Infermierja – Data 25.06. 2021. Vëri një vulë kësaj se do ta hedhim në sistem. Dëgjo do ta hedh tani tek e- albania meqenëse ti do të lëvizësh këtë ditë e do me shpejtësi.

Drejtori– I lëmë gratë e ikim e pimë një kafe ne.
Fiksi – E ka kapur frika
Drejtori – Na vdiq njëri në ambulancë
Fiksi – Nga vaksina?
Drejtori – Jo. Në ambulancë ditët e para vinin nga 100 veta për të bërë vaksinën. Vdiq ai, këmbë njeriu nuk hynte brenda për vaksinë flas. Një muaj e kusur. Pas një muaj filloi t’u u dalë frika e vinin kokrra, kokrra dhe tani po e kërkojnë të gjithë, edhe kinezen, ça t’i japësh nuk e kanë problem.Po vijnë shumë pak. Na sollën për pesë javë 100 copë. Këtë vit është kështu, vitin tjetër do e kesh në farmaci si gripin.Vjen e bën tre copë për të sëmurët kronik edhe …
Kur shkojmë e marrim furnzimin ne atje ato furnizimet e para që i merrnin për sinovakun na jepnin pa çmmim. Vetëm futnin faturën, jepnin 100 copë dhe kaq. Kurse tani ka nja dy javë na i japin me çmim. Kinezes ja kanë vënë 26.000 lekë të vjetra. Pfaizer-in ja kanë vënë në formë rritje ka nisur me 60 000 lekë ( të vjetra )isha para pesë ditësh mora këtë të sotmet e kishin çuar 72 000 (lekë të vjetra)
Fiksi – 72 000
Drejtori – 72 mijë lekë
Fiksi – Doktor me the mbaroni punë atje edhe hajdeni. ku je i kënaqur ti?
Drejtori – Sa të duash. Ta kam bërë se ishit të vetmit që kërkuat. Sa të duash ti, nuk ka problem fare.
Fiksi – Po sa do, sa të jap. 60 – 70 ke. Urdhëro!
Drejtori merr 50 mijë lekë, kthen 20 mijë lekë të vjetra
Fiksi – Faleminderit atëherë
Drejtori – Ishalla do japë efekt, ishalla do jetë mirë.