“Qëndro me një djalë që..”, Bleona Qereti ka një mesazh për të gjitha vajzat…

Bleona Qereti konsiderohet një nga femrat më sharmante shqiptare. Ajo është në kërkim të shpirtit binjak, dhe së fundmi më anë të një postimi në Instagram na ka treguar se si duhet të jetë djali që do të jetë në krahët e saj, e ndërkohë sapo u dha një këshillë të gjitha vajzave

“Qëndro me një djalë që të trajton sikur je gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë…. Me dikë që buzëqeshja e të cilit sjell një lloj tjetër paqeje në shpirtin tënd….Krahët e të cilit të bëjnë të ndihesh si në shtëpi dhe që të shtyn të jesh një person më i mirë. Me atë që ju vendos para gjithçkaje dhe bën çdo gjë të mundshme për t’ju bërë partneren e tij zyrtare të jetës sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk pres asgjë më pak”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie ku duket super në formë.