Shqipëria nuk fal !Bën “manita” ndaj San Marinos

Shqipëria e ka mbyllur me një festival golash serinë e ndeshjeve të muajit shtator. Goleada ndaj San Marinos ishte mënyra më e mirë për të festuar vendin e dytë në kualifikueset për Kupën e Botës. Kuqezinjtë e Rejës kanë bërë një paraqitje si rrallë më parë, ku kanë fituar me shifrat e thella 5-0 ndaj kundërshtarit modest. Shqipëria nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.


FT: SHQIPËRI – SAN MARINO 5-0

Manaj 32′, Laçi 58′, Broja 61′, Hysaj 68′, Uzuni 80′

FORMACIONI ZYRTARE:

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.

SAN MARINO: Benedetini, Broli, Fabri, Manuel Batistini, Palaci, Gandoni, Hirsh, Tomazini, Golinuçi, A.Golinuçi, Nani. Trajner: Franko Varrela.