“Skënderbeu, më i fortë se viti i kaluar”, Migen Memelli: “ Tashmë të gjithën të fokusuar te takimi i parë me Tiranën”

Skënderbeu tashmë është i plotë pas përfundimit të merkatos dhe ka nisur pa humbur kohë përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit, që do të luhet përballë Tiranës. Pas më shumë se një muaji përgatitjesh dhe afrimesh e largimesh, më në fund korçarët janë të plotë dhe kanë konfirmuar tashmë ekipin që do të përballet me sezonin e gjatë dhe do të kërkojë përmbushjen e objektivave sezonalë. Në lidhje me afrimet dhe ndryshimet në ekip gjatë këtij sezoni, ka folur edhe trajneri bardhekuq Migen Memelli, i cili ka komentuar për “Panorama Sport” lëvizjet e korçarëve dhe kompletimin e ekipit gjatë kësaj dritareje transferimesh.


Migen Memelli,trajneri i Skënderbeut

MERKATO – “Merkatoja është mbyllur dhe tani e kemi mendjen të gjithën të fokusuar te takimi i parë zyrtar që do të luhet pas disa ditësh. Normalisht, nëse do të flasim për afrimet dhe largimet, mund të them se në njëfarë mënyre kemi lëvizur mjaft mirë për sa i përket ruajtjes së pjesës më të madhe të lojtarëve dhe boshtit kryesor të ekipit. Për mua, kjo ka qenë diçka thelbësore duke parë që sezonin që shkoi ky grup tregoi vlerat e veta në pjesën e fundit të sezonit dhe ishte normale që të vijonim t’u besonim atyre lojtarëve që bindën. Mund të them se jemi mirë dhe e rëndësishme është që të punojmë fort”, u shpreh fillimisht trajneri i Skënderbeut.

Migen Memelli,trajneri i Skënderbeut

GRUPI – “Kemi një ekip më cilësor se një sezon më parë. Ajo çka është më e rëndësishme për mua është fakti që të gjitha pozicionet i kemi të dubluara, çka mund të na japë lehtësi lëvizjeje edhe kur ekipi të jetë në vështirësi, për shkak të mungesave apo dëmtimeve, që në aktivitet e sipër janë më se normale”, vijoi Memelli.


Kjo do t’i bënte mirë ekipit dhe kryesisht lojtarëve të rinj të talentuar që ne kemi në grup. Është e vërtetë që, siç dihet, tashmë Skënderbeu do të mbështetet tek elementët e rinj për të përmbushur objektivat sezonalë. Por, nëse do të kishim edhe një lojtar me shumë eksperiencë në skuadër, do të na rriste mjaft, si në aspektin futbollistik, ashtu edhe në atë psikologjik. Do të ishte një ndihmesë dhe mbështetje e madhe për të rinjtë, duke shërbyer si një udhërrëfyes në njëfarë mënyre”/PanoramaSport/