Vrau shokun se i përdhunoi vajzën 8 vjeçare/ Gjykata e lë të lirë babain 34- vjeçar

Një baba rus, Vyacheslav M, 34 vjeç ishte duke pirë me shokun e tij, kur pa dashje pa në telefonin e tij celular një video e tmerrshme, e cila e tregonte 32 vjecarin Oleg Sviridov duke i përdhunuar vajzën 8 vjece. Dhe nuk ishte hera e parë që Sviridov bënte të tillë: në celular kishte dhe video të tjera qe e tregonin duke abuzuar me fëmijë të ndryshëm nga fshati i tyre Vintai, në jugperëndim të Rusisë. Vyacheslavit iu errën sytë dhe e ka qëlloi për vdekje njeriun të cilin e kishte konsideruar mik. Megjithatë 34 vjecari, punëtor fabrike, nuk do të shkojë në burg. Opinioni publik u ngrit në mbështetje të babait që mbrojti vajzën e tij dhe të mitur të tjerë, të cilët mund të vazhdonin të binin viktima të pedofilit të rrezikshëm. Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta lirojnë e për dy muaj, sa të përfundojë hetimi, ai do të qëndrojë vetëm në arrest shtëpie transmeton top channel.


Videot treguan se i dyshuari i vdekur kishte abuzuar me fëmijët për pesë vjet para se Vyacheslav të zbulonte pamjet në telefonin e tij. Burimet policore thanë se telefoni i të ndjerit përmbante video të tjera të dhimbshme të cilat tregonin përdhunime të dhunshme të vajzave të tjera të fshatit, të moshës 6 -11 vjeç.

Banorët në Vintai dhe komentuesit në internet kanë kërkuar që Vyacheslav të mos përballet me një akuzë për vrasje.

‘Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e prindërve.’ “Të gjithë janë në anën e tij” …,”Ai nuk është një vrasës – ai mbrojti vajzën e tij dhe fëmijët tanë gjithashtu,” tha një vendas transmeton daily mail