Zhduket papritur 15-vjeçari shqiptar në Greqi/ Familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një adoleshent shqiptar në Greqi, 15 vjeç, i quajtur Namik A. rezulton i zhdukur që prej ditës së diel në Kythira. Namik A. është 1.65 m i gjatë, ka trup të hollë, flokë ngjyrë kafe dhe sy jeshilë. Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të verdhë dhe atlete të bardha. Familjarët pas denoncimit në polici kërkuan ndihmë përmes medias, që cilido që ka informacion t’i ndihmojë “Linjën telefonike evropiane për fëmijët e zhdukur 116000” si dhe në të gjitha Komisariatet e Policisë.