Andi Bushati: “Basha ka shitur opozitën te Rama , sot ne kemi opozitën e një legeni”(VIDEO)

Analisti Andi Bushati thotë se Lulzim Basha është i marrë peng. Gjatë emisionit “Open”, Bushati komentoi vendimin e kreu të PD-së për përjashtimin e Sali Berishës. Sipas Bushatit, sot ne kemi opozitën e një legeni, duke iu referuar Lulzim Bashës. Po të isha demokrat, do të shkoja nesër aty te zyra e PD, ta nxirrja për brekësh lulzim Bashën jashtë!

Ai tha ;

Basha shiti Sali Berishën te Edi Rama. Po të isha unë pjesë e atyre demokratëve që do të protestonin, do shkoja ta nxirrja jashtë për leckash Bashën. Tani çdo shqiptar e kuptoi, Basha ka shitur opozitën te Rama”

Albin Kurtin nuk e mbanin dot peng ata, kurse të jetosh në 5 vila me 1 milionë lekë, të kapin prej veshi ata”, tha Andi Bushati duke iu referuar kështu presionit ndërkombëtar që i është bërë Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën.


Do të ziejë fuqishëm PD-ja, do ta shikoni”/ Sali Berisha: “Basha kaloi nga disfata në disfatë,si mund të ketë sukses kur shkel sovranitetin?

Sali Berisha thotë se PD do të ziejë fuqishëm pas vendimit të kreut të PD Lulzim basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Kjo pasi Berisha nënvizoi se në parti janë të shumtë ata që e mbështesin atë dhe jo Bashën.

Do të ziejë fuqishëm PD, do ta shikoni. Sali berisha vërtetë e ka betejë personale, por në mënyrë absolute e kam po aq për ccdo shqiptar që e ka të ccmuar dinjitetin njerëzor. Për ccdo shqiptar që beson se vendi duhet të ketë një qeveri dhe opozitë sovrane. 8 Vite më parë nuk po them se fluturoi por eci hap pas hapi drejt objektivave të integrimit derisa u ndalua nga Edi Rama. Ccfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto 8 vite? A pati sukses kjo parti në këto 8 vite? Ajo kaloi nga disfata në disfatë. Si mund të ketë sukses kur shkel sovranitetin? “, deklaroi Berisha.


Perjashtimi i Berishës/Enkelejd Alibeaj :”Të mos sillemi sikur jemi në funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!”

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu, e cila u zhvillua me tensione dhe debate të ashpra, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjahstuar ish-liderin historik Sali Berishën. Ky vendim u kundërshtua nga pjesa më e madhe e demokratëve, ndërsa pro Bashës u shpreh Enkelejd Alibeaj:

Ai tha :“Të mos sillemi sikur jemi në funeral, nesër dielli do të lindë përsëri!”, është shprehur Alibeaj për gazetarët.


Flamur Noka :”Largimi i Berishës është mohim i historisë,të mohosh suksesin e kësaj force politike…vendim individual

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Flamur Noka ka dalë nga selia e partisë ku aktualisht po zhvillohet një takim me kryesinë. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së është një mohim i historisë dhe suksesit të kësa force politike. Ashtu siç e deklaroi dhe vetëish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë televizive, edhe Flamur Noka thotë se vendimi i Lulzim Bashës ishte individual.

Flamur Noka tha :“Mbi vlerat amerikane u themelua PD, jetoi 30 vjet. Busulla ka qenë një dhe një, e Sali Berishës dhe PD, orientimi euroatlantik. Në lidhje me vendimin e sekretarit Blinken, Berisha mbajti një qëndrim të vetin. Ka kërkuar që të mos përfshihej PD në betejën e tij. Por largimi i Berishës është mohim i historisë. Është të mohosh suksesin e kësaj force politike. Është vendim individual i PD-së” – tha Noka.


Basha e përjashtoi, Sali Berisha: “Më këtë vendim PD asgjesohet si opozitë sovrane ,kthehet në satelit të Edi Ramës…”

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një lidhje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan se me vendimin e sotëm për ta përjashtuar liderin historik të PD-së nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka dorëzuar sovranitetin e PD-së. Po ashtu sipas tij, ky vendim është de facto asgjesimi i PD-së si opozitë sovrane.Ndër të tjera, ai hodhi akuza ndaj Bashës, pasi tha se me këtë vendim zgjodhi të shkatërrojë Partinë Demokratike, teksa shtoi se që sot PD nukë është asgjë tjetër veçse një satelit i Edi Ramës.


Sali Berisha: Dua të shprehem që me vendimin që kryetari i PD-së Lulzim Basha, komunikoi, është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul & void.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha, statuti i PD është shkelur me dhjetëra herë dhe nuk ka patur kaq peshë…

Sali Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju, këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion, këtu de facto kemi të bëjmë me asgjesimin e PD si opozitë sovrane.

Blendi Fevziu: Zoti Basha mes jush dhe SHBA ka zgjedhur SHBA, është e thjeshtë llogaria e tij…

Sali Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD-së nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre, por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA dhe çdo vendi tjetër e lirë vetëm si parti sovrane dhe në asnjë mënyrë si një parti që për rrethana që i di Lulzim Basha pranon të shkatërrojë sovranitetin e saj.

6 deputetë ‘tradhtojnë’ Bashën, dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës(Emrat)

Kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që të përjashtonte nga grupi i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim i tij vjen pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.

Nga studio e Opinion, Blendi Fevziu tha: Kam një informacion që më vjen tani. Më thonë që brenda PD në këto momente ka debate midis Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Oerd Bylykbashi me Lulzim Bashën… dhe Albana Vokshin për vendimi e marrë. Por ndërkohë nuk lejohet të hyjë dhe të dalë asnjeri. Pporta e hekurt e selisë është e mbyllur. Pra mesa duket ka njëlloj reagimi”.

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij ka dalë po ashtu kundër vendimit të Bashës dhe thekson se me këtë vendim kryedemokrati ka shkelur çdo nen të statutit të PD-së. Sipas tij Basha më parë duhet të kishte mbledhur Kongresin e partisë, të kishte ndryshuar statutin dhe një nen të tij, që më pas të ishte një proces i drejtë shkarkimi i tij. Për Berishën në këto rrethana ky vendim është në shkelje të plotë të ligjeve të partisë.


Jozefina Topalli : “Basha i ka shitur interesat e popullit opozitar, ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion”

Jozefina Topalli, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e Sali Berishës, ka reaguar pas përjashtimit të këtij të fundit nga PD. Ajo ka sulmuar Lulzim Bashën, duke thënë se i kujtoi Enver Hoxhën.


“Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen! Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike . Cdo dite, qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane, ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike. Nese ka nje person qe ka minuar demokracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit. Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille atë te vendit. Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene. Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama. U bene kaq vite qe ia them demokrateve. Po e perseris edhe sot.Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite, ai e ka emrin Lulzim Basha. Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise, ai e ka perseri emrin Lulzim Basha. Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij. Kete e ka deshmuar ne vite. Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.

Sonte tha: Kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen. Prapë e konsideron vehten mbi ligjin. Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete. Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen”, shkruan Topalli.

Zëri i Amerikës: “Pas vendimit të DASH, Berisha nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar të PD”

Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Këtë e bëri të ditur sonte, kryetari demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë publike, duke shjeguar se vendimi vjen pasi Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e SHteteve të Bashkuara.


“Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, deklaroi zoti Basha duke shtuar se “kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.

Zoti Basha i kushtoi një pjesë të mirë të fjalës së tij vlerësimit të figurës së zotit Berisha. “Ky vendim i sotëm nuk cenon aspak kontributin dhe arritjet e zotit Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike”, u shpreh kryetari demokrat duke shtuar se “ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë”

Sipas zotit Basha, vendimi për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat zotin Berisha lishet pikërisht me këtë interes. “Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona. Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi zoti Basha.

Disa javë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi publikisht, pas një takimi me zotin Basha, distancimin e partisë Demokratike nga zoti Berisha, duke bërë të ditur se priste një reflektim për çështjen para nisjes së sesionit parlamentar. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha reagoi ashpër, duke deklaruar se ai nuk do të heqë dorë nga mandati i tij dhe se PD duhet të kërkonte prova e fakte./VOA/

Plas në PD / Reagon Berisha: “Vendimi eshtë nul theu çdo rregull…nuk është konsultuar me strukturat, por e ka marrë vetë ai

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha ka qenë në presion të madh dhe është kërcënuar me sanksione prandaj ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga grupi i PD-së. Vendimin e cilësoi nul, pasi sipas tij, nuk është konsultuar me strukturat, por e ka marrë vetë Basha.


“Lulzim Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë nuk dyshoj. Nuk më intereson se cfarë sanksionesh, mua më intereson fakti që forca politike, PD nuk mund të jetë kurrë një forcë politike, drejtuesit apo deputetët t’i caktojë cilido vend në botë sepse merr fund gjithçka. PD-së, jo Sali Berishës, pasi unë vazhdoj betejën, por PD-së i është bërë goditja më fatale. Unë kuptoj presionin e madh dhe Edi Rama me lobimin e tij realizuan. Por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, Partinë Demokratike. Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte, Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD-së, të vendoste një nen që të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që dezinjohen “non grata” nga SHBA apo një vend tjetër. Ky nen ekziston. Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul sepse është vendimi i tij dhe asnjë forumi të PD-së, por nuk është ky thelbi, thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së.

Mendoj se Shqipëria me këtë rast ka humbur. E tërë Shqipëria ka humbur” tha ai te Syritv. Me LulzimBashën, Berisha tha se “Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që u kam thënë juve”. Por a ishte në dijeni të përjashtimit? “Unë e dija që ishte në presione, por nuk mendoja që duke mos respektuar asnjë rregull shpallte një vendim të tillë personal”. Ish-kryeministri Berisha i qëndroi paralajmërimit që kishte bërë më parë se nëse përjashtohet do të bëjë cdo gjë për ta rimarrë. “Sali Berisha ka deklaruar se cfarë do të bëjë, gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së” tha ai.

E BUJSHME/ Presioni amerikan, Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi i PD-së

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë me një deklaratë një ditë para nisjes së seancës së legjjislaturës së re të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se Partia Demokratike mbështet kërkesën gjyqësore të Sali Berishës për transparencë lidhur me shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai tha se deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese, Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.


“Kam patur fatin dhe përgjegjësinë të drejtoj PD-në dhe të përballem me sfida, vendime të forta dhe kosto politike dhe personale. Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka që të kem si udhërrëfyes interesat e PD-së dhe Shqipërisë. Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që i është dashur Shqipërisë dhe demokratëve. Kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë për të realizuar misionin e PD-së, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Për fat të keq, kur të gjithë ne prisnin që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës, autorit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro, të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ky ishte një nga momentet më të vështira për mua si kryetar i PD, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt i zotit Berisha. Jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua apo çdo demokrat Berisha, por unë jam i vetëdijshëm se sa rëndësi ka patur për Berishën mbrojtja e shtetit shqiptar.

Edhe kur u njoha me vendimin e DASH, iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë. Sali Berisha është udhëheqësi që ka dhënë kontributin më të çmuar për forcimin e demokracisë dhe që çoi miqësinë me SHBA në nivelet më të larta. Gjatë kohës që ai ishte kryeministër, Shqipëria përmbushi gjithë reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe marrjen e statusit kandidat. Partner kyç i qeverisë shqiptare ishin SHBA.

Vendimi i SHBA nuk cënon arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e Berishës, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të PD me SHBA. PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga zoti Berisha, të kërkuar edhe në rrugë gjyqësore. Nga ana ime, prej 2 muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje. Partneriteti i PD me SHBA është i pacënueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tilë në interes të Shqipërisë.

Ne i kosniderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishë. Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjoë shtë çështje personale e tij ku PD nuk duhet të përfshihet. Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur: Deri në përfundim të zbardhjes së plotë të kësaj çështje, zoti Berisha nuk do jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do shmangte keqpërdorimin e çështjes”, tha Basha ndër të tjera.