Paraqitja e jashtëzakonshme/ Talenti Broja futet në formacionin e më të mirë përkrah yjeve si Haaland, Depay e Griezmann

Armando Broja ka bërë një ndeshje të madhe për Shqipërinë, që ka mposhtur San Marinon me rezultat 5-0. Kuqezinjtë morën një fitore me goleadë për të kaluar në pozitën e dytë të Grupit I për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’. Sulmuesi i talentuar, Armando Broja ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim në 45 minuta që zhvilloi. Trajneri Edoardo Reja e hodhi sulmuesin në minutën e 46-të në vend të Nedim Bajramit dhe ai e shpagoi besimin.

Lojtari i Southampton, shënoi një gol dhe bëri dy asistime duke u bërë lojtari më i vlerësuar tek Kombëtarja. E në formacionin e bërë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Sofa Score, zënë vend edhe yje si Erling Haaland, Memphis Depay, Antoine Griezmann apo Miralem Pjanic.