Rritet çmimi i bukës, qytetarët: “Të na kompesojë shteti, e ka për detyrë”

Ne shqiptarët e kemi aq të rëndësishme bukën, saqë nuk themi do të drekojmë apo darkojmë, por do hamë bukë.
Ditët e fundit po flitet për rritjen e çmimit të bukës, pavarësisht se subjekte, si ky pranë nesh, thonë se kanë disa rezerva, por me të mbaruar ato, sigurisht që do ta rrisin çmimin, pasi sipas tyre kanë pësuar rritje, çmimi I miellit, grurit, margarinës, vajit, sheqerit, pra gjithë përbërësve, që çojnë në prodhimin e kësaj buke.
Nuk kam shkuar për të blerë bukë ende, tani po iki, por në televizor e kam dëgjuar, që do të rritet. Ne I kemi pensionet e larta, kështu që patjetër duhet ta rrisin edhe bukën. Rrimë e rrimë dhe ngremë çmimin e energjisë, pastaj të bukës, pastaj të perimeve, tjetër çfarë do të ngrenë këta”, tha një qytetar.
“Po, është rritur me 100 lekë të vjetra. Dje bleva unë dhe më thanë se është rritur çmimi I miellit, ndaj po ndodh kjo.”
“Për ulje çmimesh as që bëhet fjalë. Të gjitha vetëm po rriten.”
“Me këto rroga këtu, do të rritet buka? Unë nuk e kuptoj. Uaaaa. Këtu nuk jetohet, të gjitha çmimet e rritura. Unë punoj dhe jetoj prej 20 vjetësh në Napoli. Unë vij për 1 muaj në vendin tim, por rri 15 ditë dhe iki. Është katastrofë.”
“Shteti ka për detyrë të na e kompensojë, pasi buka është produkt i shportës.”
“Fruta perimet janë shumë të shtrenjta, qumështi, kosi janë rritur me 100-200 lekë.”
“Te lagja ime bukën e merrja 400 lekë, tani po e blej me 500 lekë. Është rritur. Për çmime të ulura as që bëhet fjalë, vetëm rritje.”
“Të paktën të rriten rrogat, se në 6 vjet janë rritur vetëm 5% thuhet. Unë vetë jam shtëpiake, por këtë gjë e shikoj tek im shoq, rroga e të cilit nuk lëviz prej shumë vitesh.”