Basha e përjashtoi, Sali Berisha: “Më këtë vendim PD asgjesohet si opozitë sovrane ,kthehet në satelit të Edi Ramës…”

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një lidhje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan se me vendimin e sotëm për ta përjashtuar liderin historik të PD-së nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka dorëzuar sovranitetin e PD-së. Po ashtu sipas tij, ky vendim është de facto asgjesimi i PD-së si opozitë sovrane.Ndër të tjera, ai hodhi akuza ndaj Bashës, pasi tha se me këtë vendim zgjodhi të shkatërrojë Partinë Demokratike, teksa shtoi se që sot PD nukë është asgjë tjetër veçse një satelit i Edi Ramës.


Sali Berisha: Dua të shprehem që me vendimin që kryetari i PD-së Lulzim Basha, komunikoi, është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul & void.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha, statuti i PD është shkelur me dhjetëra herë dhe nuk ka patur kaq peshë…

Sali Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju, këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion, këtu de facto kemi të bëjmë me asgjesimin e PD si opozitë sovrane.

Blendi Fevziu: Zoti Basha mes jush dhe SHBA ka zgjedhur SHBA, është e thjeshtë llogaria e tij…

Sali Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD-së nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre, por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA dhe çdo vendi tjetër e lirë vetëm si parti sovrane dhe në asnjë mënyrë si një parti që për rrethana që i di Lulzim Basha pranon të shkatërrojë sovranitetin e saj.