E bujshme /Merkel më 14 shtator në Tiranë, ambasada gjermane zbardh axhendën e vizitës së Kancelares

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë javën e ardhshme më, 13 dhe 14 shtator, Beogradin dhe Tiranën, ndërsa ambasada gjermane ka zbardhu detaje nga axhenda e saj. Bëhet me dije se pas mbërritjes në Tiranë, me 14 shtator, ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i bisedës do të jenë çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Më pas Merkel, do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.