Hyri të shpëtojë nënën,u dogj dhe vetë brenda me të…

Mediat maqedonase kanë identifikuar viktimën më të re nga djegia e spitalit Covid-19 në Tetovë një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se e reja sapo ka parë zjarrin, është futur në spital për të shpëtuar nënën jashtë. Nga pamundësia për ta shpëtuar, pasi flakët ishin të mëdha, e reja është djegur bashkë me nënën e saj. Ndërkohë, mësohet se disa nga viktimat nuk janë identifikuar nga mjekët, pasi ata janë djegur rëndë.Tragjedia ndodhi një natë më parë në Tetovë, ku për pasojë kanë vdekur 14 pacientë.