“Më mungon çdo ditë”/ Gruaja e legendës Michael Schumacher flet për herë të parë për gjendjen e tij, në Netflix…

Tetë vjet pas aksidentit të Mikael Schumacher duke bërë ski në vendpushimin dimëror francez Meribel, gruaja e tij, Corinna, flet për një dokumentari që do të shfaqet në Netflix më 15 shtator. Që nga dhjetori 2013, burri i saj, shtat herë kampion bote, ka qenë jashtë vëmendjes. Gjendja shëndetësore e Michael Schumacher është e ndërlikuar dhe informacioni për të vjen me pikatore. Kjo është ajo që thekson familja e tij.


“Më mungon, çdo ditë”

Duke folur në dokumentarin kushtuar burrit të saj 52-vjeçar gjerman, Corina, tregon dashurinë që ka për burrin e jetës së saj.

Unë kurrë nuk e fajësova Perëndinë për atë që ndodhi. Ishte vetëm një kohë e keqe, fat i keq, diçka që mund t’i ndodhte kujtdo. Sigurisht që më mungon, çdo ditë. Por nuk jam vetëm unë. Ai mungon tek fëmijët, familjes, për babanë e tij, në të gjithë rrethin e tij. Të gjithëve i mungon Michael. Por Michael është akoma këtu është ndryshe, por është këtu”.