Plas në PD / Reagon Berisha: “Vendimi eshtë nul theu çdo rregull…nuk është konsultuar me strukturat, por e ka marrë vetë ai

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha ka qenë në presion të madh dhe është kërcënuar me sanksione prandaj ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga grupi i PD-së. Vendimin e cilësoi nul, pasi sipas tij, nuk është konsultuar me strukturat, por e ka marrë vetë Basha.


“Lulzim Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë nuk dyshoj. Nuk më intereson se cfarë sanksionesh, mua më intereson fakti që forca politike, PD nuk mund të jetë kurrë një forcë politike, drejtuesit apo deputetët t’i caktojë cilido vend në botë sepse merr fund gjithçka. PD-së, jo Sali Berishës, pasi unë vazhdoj betejën, por PD-së i është bërë goditja më fatale. Unë kuptoj presionin e madh dhe Edi Rama me lobimin e tij realizuan. Por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, Partinë Demokratike. Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte, Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD-së, të vendoste një nen që të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që dezinjohen “non grata” nga SHBA apo një vend tjetër. Ky nen ekziston. Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul sepse është vendimi i tij dhe asnjë forumi të PD-së, por nuk është ky thelbi, thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së.

Mendoj se Shqipëria me këtë rast ka humbur. E tërë Shqipëria ka humbur” tha ai te Syritv. Me LulzimBashën, Berisha tha se “Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që u kam thënë juve”. Por a ishte në dijeni të përjashtimit? “Unë e dija që ishte në presione, por nuk mendoja që duke mos respektuar asnjë rregull shpallte një vendim të tillë personal”. Ish-kryeministri Berisha i qëndroi paralajmërimit që kishte bërë më parë se nëse përjashtohet do të bëjë cdo gjë për ta rimarrë. “Sali Berisha ka deklaruar se cfarë do të bëjë, gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së” tha ai.