Tragjedi në Maqedonine e veriut/ Shkrumbohet nga flakët spitali COVID-19 në Tetovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e kësaj të mërkure.Një spital modular në Tetovë, i ndërtuar vetëm muajit e fundit për të trajtuar pacientët e infektuar me COVID, është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar brenda pak minutave.Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, dyshohet se nga zjarri ka edhe viktima, si nga ana e pacientëve, por edhe nga ana e stafit të spitalit.Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se kanë humbur jetën 15 pacientë, ndërsa në spital kanë qenë të shtruar 24 pacientë të infektuar me covid.


Zjarri është tashmë i shuar dhe ekipet po mobilizohen për të ndihmuar. Personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore më urgjente po transportohen në Shkup”.- thonë autoritetet.

Më shumë se 30 zjarrfikës me 7 makina u angazhuan për shuarjen e flakëve në spitalin Covid në Tetovë. Zjarri shpërtheu rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa punonjësit e zjarrfikëses ndërhynë me shpejtësi duke arritur që për rreth 30 minuta të shuajnë flakët. Tetova, ka qenë edhe një nga qytetet me më shumë infektime dhe që ka pasur numrin më të lartë të trajtimeve të pacientëve me COVID.


https://youtu.be/5lpADx6a9-I

https://youtube.com/shorts/d7oLU-hWK38?feature=share

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: