Manjani për përjashtimin e Berishës: “Nuk e di se cfarë dëmi më të madh sesa kaq mund ti bëhet PD dhe demokracisë”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ishte një prej atyre që reaguan për vendim e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se nuk mund t’i bëhet PD-së një dëm më i madh se kaq…

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Partneriteti me Amerikën është më i rëndësishëm”- thotë Lulzim Basha. Dakord, po për çfarë ka rënë në partneritet me ta për t’u kalbur në opozitë?! Apo për të shkërmoqur organizimin e opozitarizmës në vend!

Të bukur partneritet paska përparsi për Bashën…! Sinqerisht nuk e di se cfarë dëmi më të madh sesa kaq mund ti bëhet PD dhe demokracisë nga ky që na u quaka eehe “partneritet”!!!