“Mos ma blloko pamjen e televizorit” / “Çmëndet” 30 vjeçari shqiptar godet 3 herë me thikë britanikun(Foto)

Një i ri shqiptar i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit, pasi ai iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Europian, është burgosur për nëntë vite. Plumb Hysa, 30 vjeç, goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës.

Shtetasit shqiptar i ishte kërkuar që të mos bllokonte televizorin gjatë lojës, ndërsa mbështetësit e kombëtares britanike u mblodhën në Hotel Mill në Chester më 3 korrik. Por, gjatë ndeshjes, i riu shqiptar uarmatos me një thikë, të cilën e fshehu në brezin e pantallonave. Siç shkruan “Mail”, v ëiktima dhe autori u panë më pas duke shkuar në tualet me flamurin e Britanisë mbi supe. Ishte ky moment kur Hysa goditi tre herë me “egërsi” viktimën e tij.


Pas ngjarjes, 59-vjeçarit iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje emergjente kirurgjikale, pasi t hika i shpoi zorrën, duke shkaktuar gj akderdhje të brendshme, ndërsa njëra plagë ishte pranë zemrës. Hysa banues në Bootle, u deklarua fajtor për plagosje me pasoja të rënda trupore dhe posedim të një arme të ftohtë. Ai u burgos për 9 vjet në Gjykatën e Chester të enjten.

Në foton e shpërndarë nga Policia, Hysa mund të shihet me sy të nxirë pasi u godit nga shoku i viktimës gjatë arrestimit. Prokurori Simon Duncan tha se v iktima kishte qenë me miqtë si pjesë e një feste atë pasdite për ndeshjen e Anglisë që filloi në orën 20:00.


Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se në orën 19.53, pak para fillimit të ndeshjes, Hysës iu kërkua dhe iu bë me shenjë të lëvizte pasi po bllokonte televizorin. Ai iu bind urdhrit, duke mos shfaqur rezistencë, por dy minuta më vonë shkoi për të marrë t hikën. Në deklaratën e tij për ngjarjen, 59- vjeçari tha se ende kërkonte trajtim spitalor dy muaj më vonë, duke shtuar se kishte vështirësi për të fjetur.

Gjatë seancës, gjykatësi Patrick Thompson tha:

“Ju filluat një sulm të egër me atë thikë, gjatë së cilës e goditët v iktimën tri herë, duke i shkaktuar atij lëndime serioze. Ashtë çështje fati që ai nuk u v ra. Është e qartë se atë natë e keni humbur të gjithë arsyen. Ju kishit qëllim të shkaktonit dëm serioz për këdo që ju doli përpara” shkruan Daily Mail

Fundi tragjik i çiftit nga Tetova, gruaja nuk iku nga zjarri, u dogj bashkë me burrin

14 viktimat e tragjedisë së Tetovës janë përcjellë për në banesën e fundit. Dy prej tyre janë edhe çifti i bashkëshortëve Xhemal dhe Zarife Bilalli, me një histori vërtetë të trishtë.

“Me dhimbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fsh.Bozovcë, çiftit Xhemal dhe Zarife Bilalli, të cilët e humbën jetën në tragjedinë e datës 08.09.2021 në spitalin modular të Tetovës i cili u përfshi nga zjarri. Sa të jetojmë do t’i kujtojmë” shkruhet në një postim në Facebook.


Familja Bilalli nga fshati Bozovcë humbi dy anëtarë të familjes (burrë e grua) si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19, shkruan Zhurnal.

“Është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, si shoqëri në tërësi. Është dhimbje e madhe se humbëm njerëz, dhe këto humbje janë më të dhimbshme sepse janë tragjike. Nuk ka fjalë për t’i përshkruar dhimbjet dhe shumë e vështirë për familjen për t’i kaluar ato.Ngushëllime familjes Bilalli e Zoti u dhashtë forcën” shkruan Fatlind Selmani në facebook.

Sot me pikellim te thelle vendlindja jone fsh.Bozovce percolli per banesen e fundit dy bashkevendas e saj nga zjari i tmershem qe perfshiju spitalin e Tetoves, lutemi per ta deri ne qyelle qe ti bashkoj Zoti gjithesis ne parajs boten tjeter ashtu si ishin te bashkuar kete bote bure dhe grua #XhemalZarifeBilalli” shkruhet në një tjetër postim.

Burin i cili kishte qenë i infektuar me covid-19 nuk kishte se kush ta ndihmonte dhe pranë tij në spital ishte gruaja, e cila pasi shpërtheu zjarri tentoi ta shpëtonte, por nuk mundi dhe të dy u dogjën në luftë me flakët” shkruan Hesat Rushani në Facebook./ Abcnews.al

Hyri në Greqi për të prerë lisa në pyll/ Policia Greke nuk fal, i sekuestron kalin dhe sëpatën 54-vjeçarit shqiptar…

Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin me Greqinë pasi hyri në mënyrë të paligjshme për të prerë dru. Ai ishte futur nëpërmjet terrenit pyjor me një kalë dhe ishte vendosur në qytezën e Florinës për të prerë dru. Policia kufitare e ka pikasur shqiptarin teksa po priste pemët në një zonë të pyllëzuar në Florinë. Autoritetet greke i sekuestruan kalin, sëpatën dhe 0.3 metra kub dru lisi. Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Shkallës së Parë të Kastorias për veprime të mëtejshme.


Aksident i rëndë/ Makina përplas 50 vjeçarin që udhëtonte me biçikletë…

Një aksident rrugor u regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Një makinë ka aksidentuar një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes u plagos drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.


COVID-19, në Greqi /2.197 të infektuar ,39 viktima në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 197 raste të reja dhe kanë humbur jetën nga Covid 39 persona. Në të njëjtën kohë, janë 375 pacientë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, tre më pak se të Premten. Ndërkohë në spital janë shtruar 229 pacientë ku mosha mesatare është 39 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 613 845 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 14,141 pacientë.


“Berisha i pandalshëm” ,publikon videon me sheshet plot: “Rama mund të blejë Bashën, jo demokratët!”

Ndërkohë, tashmë Berisha ka publikuar një video në llogarinë e tij të “ Instagram” ku shfaqen sheshet plot me demokratë, ndërsa ai dëgjohet duke thënë “Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptar. Kjo është përfundimtare! Je i pashpresë.”

Më pas videoja e postuar nga lideri historik i PD-së vazhdon me pamje nga një nga mitingjet e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 nën sloganin “Shqipëria po ndryshon” me sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me simpatizantë demokratë.Nuk dihet ende se çfarë po planifikon Berisha, por duke u bazuar tek videoja e postuar pritet diçka e “madhe”.


Goditet banda e trafikut të drogës/ Kapen në Selanik 335 kg kanabis e ardhur nga Shqipëria

Policia greke zhvilloi një operacion antidrogë në Selanik i cili ka çuar në sekuestrimin e 334 kg kanabis që vinte nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas mediave greke, policia ka arrestuar një 51-vjeçar për të cilin thotë se është anëtar i rëndësishëm i një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.Droga po transportohej me kamion, por gjatë kontrollit u zbulua se ishte e ngarkuar me kanabis. Në kamionin në fjalë, u gjetën 14 çanta të mëdha që përmbanin 128 pako kanabis të papërpunuar që peshonin rreth 334 kg.


‘Në Dubai shkova me lekët e mia’/ Tea Trifoni habit: “Qëndrova 1 javë dhe ishte me lirë se në jug të Shqipërisë”

Ditën e sotme ka nisur transmetimin emisioni “Goca dhe Gra”, ku moderon edhe Tea Trifoni, e teksa po flisnin për pushimet verore, ajo zbuloi se i ka kaluar nga jugu i Shqipërisë deri në Dubai. Madje, Trifoni habiti të gjithë me një deklaratë që bëri. Ajo u shpreh se në një javë qëndrim në Dubai, ka shpenzuar më pak se një fundjavë në jug të Shqipërisë.

“E fillova me jugun e Shqipërisë, e pastaj në Dubai. Atje isha në maj dhe ishte tmerrësisht nxehtë. Një javë kalova atje”

“Por mund të them me plot gojë që gjatë një jave që kam qëndruar në Dubai, kam harxhuar më pak sa harxhova një fundjavë në jug”, tha Tea., ku shtoi se ka shkuar me shoqërinë dhe se çdo gjë ka paguar vetë.


Greqia nuk gjen qetësi,tjetër lëkundje tërmeti/ Ja sa ishte magnitura dhe epiqëndra

Një tërmet me magnitudë 4.1 me thellësi 29 km në jug-jugperëndim të ishullit Nisyrosu u regjistrua këtë të shtunë në Greqi. Kjo lëkundje vjen si pjesë e aktivitetit sizmik që vijon prej disa javësh në zonën më të gjerë të detit. Paraditen e sotme tërmeti me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter goditi po zonën detare pranë Nisyros .Epiqendra e tërmetit ishte 27 kilometra në jugperëndim të ishullit, ndërsa thellësia u vlerësua në 17.5 kilometra. Ndërkohë që 3 tërmete te tjerë u regjistruan në Tebë.