Qeveria “Rama 3”, Presidenti Meta kërkon informacion nga Prokuroria për ministrat

Para se të kryejë aktin e dekretimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, presidenti i republikës Ilir Meta i kërkon prokurorisë së përgjithshme informacion për ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një kërkese, Presidenti Meta kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e këtyre emrave nëse ka informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.


Motori del nga rruga në Korçë/ Drejtuesi dërgohet në spital në gjendje kritike

Një aksident është regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Dvoran të Korçës.Një motor ka dalë nga rruga e si pasoja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi, shtetasi O.J, 38 vjeç. Menjëherë pas aksidentit,ai është transportuar për në spitalin rajonal të Korçës.38-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Provë force e Milanit, udhëheq me pikë të plota/Zlatan shkruan histori…

Milani spektakolar! Fitore e pastër 2-0 ndaj Lazio dhe ndeshja e dytë pa pësuar gol në 3 javë për Maignan, që sot ka qenë spektakor pa pagesë në fushë.
Lazio shkatërrohet dhe rezultati 2-0 nuk pasqyron gjithë ndeshjen pasi Milani mund të kishte fituar edhe me më shumë gola.


Kuqezinjtë krijuan më shumë lojë dhe raste, por për të shënuar golin e avantazhit iu desh të priste minutën e 45-të kur Leao gjeti rrjetën pas një aksioni model. Kuqezinjtë mund të shkonin në pushim me një avantazh më të thellë, pas një penalltie të shkaktuar nga Imobile ndaj Kesit. Por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë, duke goditur traversën e portës së mbrojtur nga Pepe Reina. Gjithsesi dyfishimi i rezultatit do të vinte në pjesën e dytë, kur Ibrahimoviç iu deshën pak minuta në fushën e lojës për të vendosur vulën e tij në rikthimin në fushë pas një periudhe të gjatë. Kjo fitore çon Milanin në vendin e parë me pikë të plota pas tre javësh, ashtu si Napoli, një pozicion shumë komod para një tjetër supersfide në javën e ardhshme, atë ndaj Juventusit.

Në fund, nervozizmi i Sarrit detyroi arbitrit t’i tregonte karton të kuq trajnerit të Lazios.


U largua nga LSI për t’iu rikthyer gazetarisë / Luan Rama: “Do bëj për vete këdo në Shqipëri, vij pa dorashka”

Luan Rama pas dorëheqjes nga politika i është futur gazetarisë.
Ai shumë shpejt do të bëjë një emision i cili në spotin e publikuar thuhet se do të “gozhdojë” shqiptarët.
Me një karriere rreth 30 vitesh në politikë, ish deputeti i rikthehet gazetarisë me emisionin “DREJT”.
Daljet e tij në ekran do të jenë çdo të hënë e të enjte ku ka premtuar transparencë dhe paanshmëri.


E lindur në SHBA por me origjinë nga Korça/ Ariana zgjedh të jetojë në qytetin e serenatave me bashkëshortin Amerikan

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në puntatën e parë të “E Diela Shqiptare” për këtë sezon të ri në Tv Klan, u çel me një histori të bukur shqiptaro-amerikane. Në studio erdhi Ariana, për të cilën ishte vetë moderatori Ardit Gjebrea që nisi rrëfimin. Ata u takuan rastësisht në Korçë gjatë pushimeve dhe kur Ariana i shpjegoi se kishte ardhur nga SHBA për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri, historia e saj duhej të rrëfehej.


Ajo vetë tregon se babai i saj është shqiptar e është shpërngulur në SHBA para shumë vitesh, më 1991 dhe atje njohu mamanë e saj, një amerikane. Ariana lindi në vitin 1995, ka edhe dy vëllezër të tjerë. Në 2019, ajo erdhi për herë të parë në Shqipëri me një mision kishtar për t’i mësuar gjuhën angleze fëmijëve në fshatin Sheqeras të Korçës dhe aty kuptoi se e dashuronte këtë vend.

Rikthimi i saj në Shqipëri nuk ishte i paqëllimshëm. Ajo ra në kontakt me një shtëpi ku qëndronin vajza të abuzuara, të trafikuara dhe ndjeu se ky ishte misioni i saj në jetë: të ndihmonte më të dobëtit. Partneri i saj i jetës, Tom, ndonëse e pati të vështirë të linte vendlindjen dhe familjen e tij, iu bashkua Arianës në vizionin e saj. Arsyeja e ardhjes së Arianës në studio është pikërisht ai, një falenderim për njeriun që i ka besuar asaj verbërisht.


Ariana: “Tomi, të dua kaq shumë dhe doja të të jepja mesazhin që shpresoj se ta jap çdo ditë që të dua e të respektoj kaq shumë që ke ndërmarrë këtë hap të madh besimi, që erdhe këtu në Shqipëri duke besuar se Zoti do të na drejtonte te njerëzit e duhur, mundësitë e duhura dhe e dua mënyrën se si ti do njerëzit e Shqipërisë. Unë e di që vajza jonë do ta respektojë po ashtu një ditë këtë”./tvklan.al

Aksident tragjik/ Ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Gjermani. Sipas mediave vendase23-vjeçari doli nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri dhe në fund u përplas”. Gjatë drejtimit të mjetit 23-vjeçari nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe nga goditja e fortë ai doli nga makina dhe fatkeqësisht humbi jetën.

I plagosur ka mbetur edhe një pasagjer. Si pasojë autostrada u bllokua për rreth një orë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


VIDEO epike/ Pesë lopë “marrin rrugën” në këmbë në autostradën Tiranë-Durrës

Nëse po mendonit se i kishit parë të gjitha në rrugët e vendit tonë. Kësaj here lopët janë filmuar duke ecur lirshëm në autostradën Tiranë-Durrës. Video është shpërndarë në faqen “Aksidente Rrugore” në Instagram. 5 lopë zënë të dyja korsitë, duke ecur në drejtim të Durrësit, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve mbajnë radhë pas tyre.


Tërhiqet qeveria britanike/ “Nuk do të ketë pasaporta vaksinimi”

Qeveria britanike është tërhequr nga planet për pasaportën e vaksinimit kundër COVID-19. Sekretari për Shëndetin, Sajid Javid tha për BBC se nuk do të ketë një vendim të tillë. “Jam i lumtur të them se planet tona nuk do të vijojnë më tej”, shtoi ai. Qeveria britanike kishte parashikuar të prezantonte pasaportën Covid këtë muaj, duke e bërë të detyrueshme posedimin e saj për të hyrë në klubet e natës apo evente të tjera me shumë njerëz.


Festa e Lakrorit rikthehet në Korçë/ Mijëra turistë vendas e të huaj shijojnë gatimet dhe serenatën korçare…

Festa e Lakrorit këtë vit në Korçë mblodhi mijëra turistë vendas e të huaj të Intervistuar nga SYRI TV ,Qytetarët shprehen se shijuan jo vetëm gatimin tradicional por edhe serenatën korçare ndryshe nga 1 vit më parë që u kushtëzuan për shkak të pandemisë .

Festa e Lakrorit” rikthet në Korçë, edhe këtë vit në fshatin Polenë. Lakrori me dy petë i përgatitur nga amvisat korçare dhe i pjekur në saç ka bërë bashkë banorët e fshatit Polenë, qytetarët korçarë dhe turistë vendas edhe të huaj për të shijuar gatimin më të veçantë korçar. Amvisat të cilat përgatisin lakrorin u shprehën se ndihen të lumtura dhe e kanë pritur ketë festë edhe pse një vit më parë u kushtëzuan për shkak të pandemisë.

Kësaj feste i janë bashkuar qytetarë dhe turistë të cilët kanë shijuar lakrorin me përbërës të ndryshëm nën shoqërinë e miqve apo familjarëve. Festa e lakrorit ruan traditën e fshatit Polenë dhe të gjithë zonës së Korçës ku qytetarët shijuan jo vetëm gatimin tradicional por edhe serenatën korçare. Instalcioni i veçantë me saçin , okllainë dhe jastragaçin i dhanë një vlerë të veçantë kësaj feste


Berisha vazhdon revoltën ndaj Bashës:”Ta hedhim në koshin e plehrave vendimin e PENGUT”…

Ish lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka adresuar një mesazh anëtarësisë duke i kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike. Ai i kërkon që t’i bashkohen aksionit për rrëzimin e Bashës.Berisha thotë se të gjithë bashkë duhet ta hedhin në koshin e plehrave vendimin amoral dhe poshtërues të pengut Lulzim Basha.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha krah videos.