(Foto) Vëllai i aktorit Mehdi Malkajt, nga anëtar i orkestrës shtetërore në Shqipëri, në muzikant shëtitës në Greqi…

Jeta e tij mund të jetë skenari i një filmi aventurier. Banorët e Patras në Greqi, megjithëse e takojnë atë çdo ditë, ndërsa kalojnë nëpër rrugët e ngarkuara të qytetit, nuk mund ta dinë historinë e tij, por vetëm shijojnë muzikën që ai luan.

Në një intervistë në “Pelop.gr”, 68-vjeçari Bekim Malkaj ose Kostas Malkas siç është pagëzuar atje, vëllai i aktorit të njohur Mehdi Malkaj, ka rrëfyer historinë e jetës së tij. “Kush mund ta imagjinonte se ky njeri ishte anëtar i Orkestrës Shtetërore të Shqipërisë, me qendër në Tepelenë dhe se ai ishte gjithashtu përgjegjës për kinemanë e vetme në të njëjtën zonë?


Në vitin 1997, gjatë kolapsit ekonomik, ai u detyrua të largohej nga Shqipëria, me gruan e tij Stelën dhe dy fëmijët, për të mbërritur në Patras”-thuhet në artikull. Fillimisht, ai punoi në ndërtim dhe në vitin 1999 u martua me gruan e tij në një martesë fetare në I.N. Shën Nikolaou dhe në të njëjtën kohë u pagëzuan si ortodoksë.

Pak më vonë, ata pagëzuan edhe fëmijët e tyre, Vasilis (atëherë 15 vjeç) dhe Maria (atëherë 8 vjeç). “Njerëzit e Patras janë shumë të mirë dhe ne i duam shumë ata! Disa na ndihmuan sikur të ishin të afërmit tanë! Patras është qyteti më i bukur! “-thotë ai. Në vitin 2010 ndërtimi u ndal, si rezultat i krizës financiare dhe Malkaj filloi të luante muzikë. Ai gjithashtu kaloi tre vjet me Bandën e Bashkisë së Patras.

Gjatë 5 viteve të fundit, ai ka luajtur muzikë në rrugët e Patras, por edhe në evente të ndryshme ku është i ftuar. Njerëzit i ofrojnë atij monedha, duke shprehur kështu simpatinë e tyre për aftësinë e tij. Kështu, 15 eurot që ai mbledh mesatarisht çdo ditë, janë burimi i vetëm për të dhe gruan e tij. Fëmijët e tyre punojnë shumë larg: Djali në Qipro si kuzhinier dhe vajza në Athinë si parukiere. Por 68-vjeçari nuk merr pension për shkak të pengesave burokratike, ndërsa nuk kanë mundur të marrin letërnjoftime greke, pavarësisht se paraqesin rregullisht deklarata tatimore.


Por kjo nuk e ndalon atë të thotë: “Unë jetoj në Greqi dhe më pëlqen, ndihem dhe jam grek. Ndërsa jam në Shqipëri, ndihem si i huaj…. Muzika e tij e preferuar është xhazi dhe romanca: “Unë luaj muzikë spanjolle, franceze, italiane dhe natyrisht pentagramin grek.

Kur isha në ishullin në Ko për tre muaj si muzikant, një filozof mu afrua për të më uruar dhe me tha “Mënyra se si luan, qetëson detin!”-e mbyll rrëfimin Bekim (Kostas) Malkaj (Malkas), ndërsa gazetari që e intervistoi, Panagiotis Rigopoulos, përdor për mbylljen e artikullit fjalinë “Ndoshta në fund, kështu është jeta e tij: Një stuhi, e cila përshkohet nga një varkë e vetme, saksofoni i tij…”(A2)



Del në shitje BMW-ja që mbante Tupac kur ai u qëllua për vdekje në vitin 1996 / Me çmim prej 1.7 milion$

BMW-ja në të cilin Tupac Shakur u qëllua katër here, 25 vjet më parë, po shitet për 1.7 milion dollarë, sipas TMZ. Muzikanti legjendar ishte ulur në ulësen e pasagjerit kur ra viktimë e të shtënave derisa ishte në veturë në Las Vegas, shkruan DailyMail.


Makina e tij tani është në ankand nga një tregtar në të njëjtin qytet pasi u restaurua me përpikëri. Vrimat e plumbave, të cilat shërbyen si një kujtesë e historisë së tmerrshme të makinës, që atëherë janë riparuar dhe rikthyer në gjendjen e saj origjinale. Të shtënat u bënë ndërsa makina po drejtohej nga producenti Suge Knight, pasi ai dhe reperi ishin në një ndeshje boksi në kazino.Dëshmitarët përshkruan se kishin parë një Cadillac të bardhë të ngjitej së bashku me BMW-në e zezë, nga e cila sulmuesi më pas kreu të shtënat në pak sekonda.

Shakur, 25 vjeç, u godit në gjoks, krah dhe kofshë, nga katër fishekë të gjuajtur nga një pistoletë.Ai vdiq në spital nga plagët e marra gjashtë ditë më vonë. Vrasësi nuk është kapur kurrë, edhe pse teori të shumta ka mbi identitetin e tyre. Pronarit të ri të veturës do t’i sigurohet dokumentacioni që vërteton historinë e tij. Kjo përfshin një certifikatë që tregon se është blerë për herë të parë nga labeli “Death Row Records” e themeluar nga Knight. Makina ka pasur disa pronarë, derisa më në fund u vendos në një restaurim të plotë.Shakur, i njohur më së miri me emrin artistik, 2Pac, konsiderohet si një prej reperëve më me ndikim i të gjitha kohërave. /Telegrafi/


Luana Vjollca “ngre temperaturat” në Mykonos (Foto)

Luana Vjollca po vazhdon t’i shijojë pushimet në Mykonos të Greqisë. Moderatorja e njohur ka sjellë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë anash theksimin e linjave. Edhe këtë herë nuk ishte më ndryshe, Luana ka pozuar në disa imazhe e që në pah vuri format atraktive të turpit.Moderatorja shihet e veshur në një fustan të zi dhe të tejdukshëm, me grim të theksuar dhe buzë të kuqe.

Luana dukej e lumtur dhe plot sharm, ndërsa është argëtuar në mbrëmjet verore të mbushura me vizitor në Mykonos.

Gjithçka që më duhet është dashuria jote sonte”, ka shkruar Luana sipër fotografive.



Ndeshja 1000 në karrierën e Mourinhos/ Bëhet virale festa e “Special One” pas fitores së Romës ndaj Sassuolos

Ndeshja ndaj Sassuolos ishte e njëmijta në karrierën e portugezit, ndërsa Roma fitoi me rezultat 2-1, me golin e fitores të shënuar nga Stephan El Shaarawy. Festa e ‘Special One’ është bërë virale në rrejtët sociale, nga momenti kur trajneri vrapoi për t’i përqafuar lojtarët përballë Curva Sud.

Hashtagu #Mourinho1000 ka marrë shpërndarje të shumta, ndërsa Mourinho e kishte pranuar se nuk deshi ta humbte ndeshjen e tij të 1.000 në karrierë. Roma e nderoi trajnerin pas fitores, ndërsa edhe klubet e kaluara, Chelsea, Manchester United e Tottenham Hotspur, bënë disa postime në nder të trajnerit


Greqia prezanton masat e reja/ Qytetarët duhet të tregojnë certifikatën dixhitale ose testin

Nga sot hynë në fuqi në Greqi masat e reja emergjente që synojnë mbrojtjen e shëndetit publik dhe që përmbajnë përhapjen e Covid-19. Personat e pavaksinuar, punonjësit e sektorit publik dhe privat, nxënësit e shkollave, studentët, personat mbi moshën 12 vjeç që dëshirojnë të udhëtojnë me aeroplan, tren, autobus ndërqytetas ose anije ose të vizitojnë çdo zonë ku mblidhen njerëz duhet të paraqesin një certifikatë të negativitetit ndaj testit për Covid-19.


Nëse ata nuk kanë një certifikatë vaksinimi do të duhet të paguajnë për testet javore në mënyrë që të lejohen në aktivitetet e përditshme. Bllokimet vitin e kaluar e çuan ekonominë në recesion, duke e tkurrur ekonominë greke me 8.2%. Zyrtarë të qeverisë thonë se vendi nuk mund të përballojë një bllokim tjetër të aktivitetit ekonomik.

“Për momentin, pandemia po tregon shenja të de-përshkallëzimit, kështu që masat duket se po funksionojnë“, tha Ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis për televizionin privat Skai. “Fatkeqësisht ky de-përshkallëzim shoqërohet me humbjen e jetëve të bashkëqytetarëve tanë të pavaksinuar. Më dhemb kur e di se këta njerëz mund të kishin jetuar, por ata ranë viktima të teorive konspirative”, u shpreh ai.

Qeveria greke ka vendosur një tavan për çmimin maksimal të PCR dhe testeve të shpejta të kryera në ambientet e laboratorëve dhe klinikave mjekësore ku një test PCR kushton 60 euro, ndërsa testet e shpejta 10 euro.Si individëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar do t’u kërkohet të mbajnë një maskë në mjediset e brendshme dhe në ato të jashtme ku ka një numër të konsiderueshëm njerëzish.Masat e reja të prezantuara nga qeveria greke do të zbatohen gjithashtu në stadiume, muze, vendet arkeologjike, kinema si dhe restorante.

Rrëzohet avioni me pasagjerë në Greqi /Dalin detajet e rënda, janë gjetur disa trupa të pajetë ndërkohë që vazhdojnë kërkimet…

Një avion privat është rrëzuar pranë ishullit Samos në Greqi. Dy viktima janë gjetur deri më tani nga operacioni i kërkim-shpëtimit. Mësohet se avioni vinte nga Izraeli dhe do të ulej në Samos, por mbërritja nuk ndodhi kurrë.

Si rezultat, Kulla e Kontrollit të Aeroportit dha urdhrin për të mobilizuar autoritetet kompetente dhe Rojet Bregdetare për hetimet përkatëse, siç parashikohet nga procedurat. Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, privat ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se dy persona janë gjetur të pajetë. Një helikopter Super Puma, anije të Marinës, një anije Frontex dhe anije private po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.


Mbërijnë 31,590 doza vaksine Pfizer / Rama :”Vaksinojuni”

Të tjera doza të vaksinave Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook thotë se deri tani në vendin tonë numri total i vaksinave ka shkuar në mbi 2 milionë.

Ai i bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tonë.

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, shkruan Rama në Facebook.


Mesazhi i ambasadores Yuri Kim: “Nëse një ditë rastis në vështirësi, e di vendin ku do strehohem….do vij në Shqipëri!”

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa merrte pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ka folur me superlativa për shqiptare e Shqipërinë.Ajo thotë se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon sitauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.

Sipas znj.Kim, nëse një ditë do të rastisë të jetë në vështirësi, do të vijë në SHqipëri për ndihmë teksa bëri apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël.

‘’Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikrpitjes dhe kurajos.
Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani.
Kur bota kalon në stiauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër.


62- vjeçari,del nga burgu por kupton që i kanë shitur vilën : “Ma ka bërë gruaja dhe …tani ngela rrugëve”

Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit Ramadan Lisha, 62 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, në verën e 2020-ës ishte vetëm nisja e një konflikti, që përfundoi me një akt korruptiv. Ramadan Lisha u dënua me 8 muaj heqje lirie për dhunë në familje. Që nga ky moment ai shkëputi lidhjet me fëmijët, vajzën dhe djalin emigrant ilegal në Angli. Pasi përfundoi dënimin, Ramadani me policin e zonës, shkoi në shtëpi, për të marrë rroba dhe para, pasi në banesë nuk mund të kthehej të jetonte për shkak se ishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje. Në këtë moment mëson, se vila 2-katëshe dhe trualli ishte shitur, nga i biri pa u kthyer fare në Shqipëri.


Unë nuk e dija fare, u lirova nga burg. Nuk gjeta asnjë nga familjarët. Më thanë që kishin shitur shtëpinë dhe ishin larguar nga Shqipëria”, tregon ai.

Stop” zbulon se djali i tij Arditi, autorizoi përmes një prokurë nënën e tij Rukije, e cila e legalizoi, hipotekoi dhe e shiti vilën në emër të djalit të saj, duke paguar në Kadastrën e Tiranës, në sektorin, që mbulon Laknasin.

Tashmë Ramadani është pa një banesë dhe jeton tek të afërmit dhe herë pas herë fle dhe në rrugë tregon, pasi nuk ka asnjë të ardhur dhe nuk ka shtëpi.

Unë rri rrugëve rri, shkoj një natë tek një shok i imi, një natë në Tiranë, një natë në Durrës. Unë s’kam as shtëpi, as lekë, as rroba. Unë jam kryefamiljari. Unë i kam bërë ata fëmijë s’më kanë bërë ata mua. Çfarë kontributi kanë ata këtu”, tregon qytetari.

Më tej Ramadani tregon se kishte aplikuar dy herë, që nga 1996-ta për legalizimin e vilës. Zhdukja nga sistemi dhe mbyllja brenda 1 muaji e gjithë procedurës së legalizimit dhe hipotekimit vetëm me një prokurë, hedh dyshime për korrupsion dhe shkelje.

Shtëpia ka qenë në proces legalizimi në emrin tim. Kanë dhënë para kanë korruptuar dhe kanë zhdukur dosjet”, shprehet Lisha.

Skënder Biba: Verifikova në sistemin elektronik edhe në arkivë. Ti nuk kishe dosjen në proces legalizimi…!


Ramadan Lisha: Po ti ma ke pranuar dosjen, o burrë dhe të kamë ardhur tre here, që mos hyj në burg, se jam duke punuar prapë. Ma hidh në sistem, të marr lejen…! Hidhma në sistem, të marr lejen!

Skënder Biba: Të kam thënë unë puno pa leje?

Ramadan Lisha: Jo! Të kam thënë ma hidh në sistem! Po,- thoshe ti. Ikja unë…shkoja tek Bashkia, jo nuk ka dalë në sistem akoma. Shko thuaj Skënderit hidhe në sistem…! Pastaj u detyrova unë shkova tek Pallati i Mark Lulit, te ata kolegët e tu, sepse s’ma hapnit edhe derën me hy brenda edhe e mora në telefon: jam tek zyrat, tek Skënderi, sa të ka marrë ai në telefon, ke dale më ke marrë brenda dhe më ke thënë: Urdhëro ja tash ik tani, se e hedh unë në sistem! Sot e atë ditë nuk doli në sistem aplikimi për Legalizim në emër të Ramadan Lishës.

Sipas “Stop” Skënder Biba, përgjegjësi i legalizimit, që ka marrë aplikimin e Ramadanit për legalizim, nuk e hodhi kurrë emrin e Ramadanit në sistem, por e ka bërë këtë për të birin Arditin. Vila u shit për 260 mijë Euro dhe familja u zhduk dhe mendohet kanë shkuar drejt Anglisë.

Emisioni “Stop” ka siguruar të gjitha të dhënat se është bërë tjetërsimi i kësaj pasurie që pranohet dhe nga një punonjëse e gjendjes civile.

Punonjësja: Në 2020-ën më 18.11.2020 ka bërë ndarjen.

Ramadan Lisha: Po!

Punonjësja: Ka qenë Rabija me prokurë.

Ramadan Lisha: Ka lëshuar Rabija prokurë?!

Punonjësja: Ka lëshuar Arditi, Rabijes prokurë.

Ramadan Lisha: Ka bërë gruaja ndarjen këtu me prokurë.

Ramadan Lisha hedh dyshime për korrupsion dhe zhdukje të dosjeve të tij, pasi siç thotë djali i tij nuk ka qenë fare në Shqipëri dhe ka shitur shtëpinë. Pasi zbulon detajet se i ikanë marrë shtëpinë, Lisha shkon edhe njëherë tek punonjësi i Kadastrës i cili mohon të ketë gisht në këtë punë.

Skënder Biba: Nuk e ke hallin me ne, që ta kuptosh…

Ramadan Lisha: Pse me kë e kam hallin unë?! Ta dish se para një muaji të isha unë e ke ndihmuar ti, se atë punë gjallë, se e kishte bërë…!

Skënder Biba: Jo, jo! Unë s’kam ndihmuar kërkënd dhe s’kam plan me ndihmuar kërkënd. Kam plan me bë punën e shtetit. Kaq..!

Ramadan Lisha: Ok! Faleminderit…!

“Stop” ka mësuar se kjo çështje ndodhet në Prokurorinë e Tiranës dhe pritet që hetimet të zbulojnë të vërtetën/tvklan.al

COVID-19, në Greqi / 1608 të infektuar ,51 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Greqi janë infektuar 1608 persona ndërsa kanë humbur jetën 51 pacientë për shkak të covid. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 616,765 të infektuar. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 151 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë Greqisë dhe 2,595 janë të lidhura me persona të tjerë të infektuar.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 379. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.