“Jam më i fortë se në 2013…Berisha nuk e përjashtoj rikthimin në krye të PD-së ?

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do ta mundte Edi Ramën nëse do të përballeshin sot në zgjedhje.Ai mori si shembull, gjatë një interviste në Syri Tv tre fitore kundër tij, duke shtuar se Rama ka humbur gjithmonë me të dhe ka dështuar në mënyrë ekzemplare me cdo fushatë të kryer.

Pjesë nga intervista:


A e mund dot sot Sali Berisha Edi Ramën?

Berisha: Si fitoi ndaj meje ai, fitoi u përpoq me fushata negative dhe dështoi në mënmyrë ekzemplare. Në 2009, 2005, 2011, ishte i papërmbajtshëm me spotet e tij.

Ka humbur 3 fushata me mua , mori modelin tim të premtimit, në 2013 premtoi deri në 63 premtime, shëndetësia falas, ulja për ushqimet, zhdukja e listave, ky i rrjeshtoi, përdori premtimin dhe faktorin moshë. Fitoi zgjedhjet dhe tani nuk premton më asgjë dhe me një test psikologjik del 7 vjet para meje me moshë.

“Unë në 2013 kur e dorëzova nuk them se kisha forcë më të madhe fizike se tani, pastaj te tjerat i di ai lart”, tha Berisha.