COVID-19, në Greqi / 2.919 të infektuar ,31 viktima në 24 orë

Janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në Greqi. Gjatë 24 orëve janë regjistruar 2,919 raste të reja ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 620.355. Ndërkohë vdekjet kanë pësuar një ulje në krahasim me një ditë më parë duke u regjistruar 31.Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë 14,268 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.