Berisha :”Turi i takimeve me anëtarët e PD-së nis të enjten…lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari …!

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se do të nisë lëvizjen e tij në PD. Berisha theksoi se takimi i tij me bazën e Partisë Demokratike do jetë të enjten në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë, ndersa theksoi se kjo lëvizje nuk synon krijimin e një Grupi të ri Parlamentar, ndërsa shtoi se gjithkush që dëshiron, drejtues apo ish-drejtues të PD, mund ti bashkohen…

Sali Berisha tha :


“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër.

PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”,deklaroi Berisha.