Merkel mbërrin në Tiranë, pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Rinas. Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhacka i ka uruar mirëseardhjen, teksa në aeroport kanë dalë dhe diplomatë europianë.
Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇩🇪”